Vijnë në Rinas 50.000 doza Coronavac, kalohet shifra e 1 milionë vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri

Vijnë në Rinas 50.000 doza Coronavac, kalohet shifra e 1 milionë vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri

Mberritja e vaksinave ne Rinas

Në Rinas kanë mbërritur mbrëmjen e sotme një sasi prej 50.000 dozash vaksine coronavac. Lajmin e ka dhënë Kryeministri Rama, përmes një postimi në Facebook.

"Aeroporti “Nënë Tereza” - 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 MILION sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani", ka shkruar Rama.

Kujtojmë se deri tani nw vendin tonw ka shkuar nw mbi 870 mijw numri i vaksinimeve kundër koronavirusit të kryera që nga fillimi i fushatës së vaksinimit. Procesi i vaksinimit në vend vijon me ritme mjaft të shpejta, ndërsa po ashtu çdo javë mbërrijnë doza vaksinash. 

Ditën e sotme ka nisur procesi i vaksinimit anti-COVID edhe te të burgosurit, pas vaksinimit të policëve të Burgjeve. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka njoftuar se ky proces ka nisur në burgun e grave 'Ali Deni', 'Jordan Misja', i njohur si '313' dhe në burgun e Fierit. Nga sa mësohet, ato po marrin doza të vaksinës Prizer dhe Sputnik. Ajo që mësohet është se në burgun e Fierit kanë marrë dozën e parë 42 të dënuar, teksa nuk ka një shifër konkrete mbi numrin total të të dënuarve të vaksinuar. 

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet