Vijojnë ‘firot’ në LSI, avokati i njohur largohet nga partia e Kryemadhit pak muaj para zgjedhjeve

Vijojnë ‘firot’ në LSI, avokati i njohur largohet nga partia e Kryemadhit pak muaj para zgjedhjeve

Esmerald Xhafa

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është në ditët e saj më të mira, pasi shumë figura të njohura po largohet, kur nga ndajnë pak muaj para zgjedhjeve. Mesa duket qëllimi i socialistëve është që të rikthejnë ish-eksponentët e LSI në PS.

Ditën e sotme avokati dhe biznesmeni Esmerald Xhafa, një nga drejtuesit kryesor të LSI-së në qarkun Korçë, por edhe aktivist ka vendosur të largohet nga partia e Kryemadhit.

Kujtojmë se disa ditë më parë ish-ministri i Drejtësisë në kohën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço braktisi “shtëpinë e tij” dhe iu bashkua PS, ndërsa pohoi se do të kandidojë i pesti për deputet në qarkun e Beratit.

Më herët edhe ish-deputetja e LSI-së, Ediola Braha vendosi t’i bashkohet Partisë Socialiste. Lajmin e bëri me dije ministri i Brendëshëm Bledi Çuçi, i cili shkruajti “LSI po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale”./Lexo

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka: 28/01/2021 16:29

    LSI si panxhar Maliqi do behet mellaze per Dunavec atje ku derdhwn ujrat e zeza te Korces

    Përgjigju
  • Taulant: 28/01/2021 08:26

    Nuk e besoj se ata qe i jane bashkuar LSI-se me heret kane patur ndonje ideal per ta bere kete vend me mire duke pare se kush ishte ne krye te saj. Te gjithe i jane bashkuar per interesin e ngushte personal dhe shpesh kane perfituar padrejtesisht duke futur duart ne xhepat e qytetareve. Ndaj keto kthime te ketyre njerezve nuk entuziazmojne hiç, behen per te njejtat arsye, por e rendesishme eshte te shkrihet partia e hajduteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë