Vijojnë protestat në Francë, qytetarët vërshojnë nëpër rrugë, 175 policë të plagosur! 2 milionë protestues kundër reformës së pensioneve

Më shumë se 175 policë u plagosën nga 13 mijë të organizuar për protestat e francezëve mbrëmë në disa qytete. Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin njoftoi për dëmtimet në radhët e policisë, por nuk dha asnjë shifër për dëmtime nga protestuesit.

Sipas raportimeve të medieve, trazira dhe dëme materiale ka pasur jo vetëm në Paris, por edhe në Nante,  Rennes, Lille, Bordeaux, Calais, Dijon, Toulouse, Strasburg dhe Caen. Në disa qytete policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës.

Qindra mijëra njerëz dolën në rrugët e Francës kundër reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron.  Ministria e Brendshme raportoi pjesëmarrjen e rreth 740 000 njerëzve në mbarë vendin. Por sipas sindikatës  ishin më shumë se se 2 milionë njerëz.

Protestat, që nuk kanë qenë aq paqësore për javë të tëra, kanë kundërshtuar rritjen graduale të moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç. Qeveria kërkon të mbyllë me reformën një boshllëk në fondin e pensioneve. Mosmarrëveshja u intensifikua pasi Macron e kaloi projektligjin në Asamblenë Kombëtare pa votim. Një javë më parë, dy mocione mosbesimi ndaj qeverisë dështuan duke bërë që reforma të miratohej.

Tani pritet të shqyrtohet nga Këshilli Kushtetues dhe Macron dëshiron që reforma të hyjë në fuqi deri në fund të vitit.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS