Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit e rënë qe prej pasdites së të hënës në pyjet e njësisë Administrative Zejmen në qytetin e Lezhës. Deri tani zjarri kanë përshkuar 3 hektarë pyll me drurë dhe shkurre, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor. Shefi i Agjencisë së Pyjeve, Artan Palushi, thotë se për vënien nen kontroll të zjarrit duhet ndërhyrje nga ajri, pasi dendësia e pyllit e bën të vështirë ndërhyrjen me mjete rrethanore.
“Jemi pikërisht mes kufirit ndarës të bashkisë Lezhë dhe bashkisë Mirditë. Saktësish bëhet fjalë për një zjarr që është shfaqur ditën e djeshme në parcelën pyjore numër 119. Bëhet fjalë për një vatër e cila ka përshkruar 3 hektarë e ca. Siç shihet bëhet fjalë nga një masiv shkurresh, të përbërë nga dëllinja, lumarja. Bëhet shumë e vështirë ndërhyrja për shkak të dendjes. Zjarri është shfaqur ditën e djeshme në drekë. Është vlerësuar situata, por situata është e vështirë për shkak të dendjes. E vetmja mundësi është ndërhyrja nga ajri, por kjo nuk na përket ne si institucion. Që ditën e djeshme kemi mbajtur kontakte me zjarrfikëset dhe me prefekturën duke i bërë të ditur situatën, vendndodhjen. Po avancon zjarri drejt bashkisë së Mirditës, Nëse situata do avancoje do bëhet një vlerësim dhe do kërkohet mbështetja e qeverisë vendore”, u shpreh, Shefi i agjencisë se pyjeve, Artan Palushi.
Flakët të favorizuara edhe nga era po përhapen me shpejtësi në disa drejtime, ndërsa rrezikohet edhe territori i bashkisë Mirditë.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.3%
-
Të gabuar
83.9%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 3350
Lajme të tjera
-
Lezhë/ Pas një dekade banorët e fshatit Gjadër kanë një vend ku do prehin të vdekurit
16 Prill, 19:21
-
Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas, Gjykata e Lezhës e dënon me burg përjetë Besnik Pjetrin
16 Prill, 10:17
-
Art me historitë e ish të burgosurve në Spaç, hapet ekspozita me skulptura dhe kukulla artizane!
14 Prill, 18:01
-
Lezhë/ Aksident i 3-fishtë në Shëngjin, 3 të plagosur nga përplasja e fortë
14 Prill, 17:39
-
‘Kultivoni tokën’, një shqiponjë me fara orizi për sensibilizim! Altin Prenga: Kultivojmë oriz, nuk heqim dorë edhe pse uji mungon
14 Prill, 14:46
-
E rëndë në Lezhë/ Adoleshentin e zë korrenti në banesë, ndërron jetë në spital
14 Prill, 12:47
-
VIDEO/ Automjeti përfshihet nga flakët në autostradën Thumanë - Milot
13 Prill, 20:24
-
Mjeshtri i peisazhit, Pashk Përvarthi çon në Lezhë 28 piktorë, bukuritë e natyrës i hedhin në tejalo
13 Prill, 15:01
-
Lezhë/ Kthyen stanin në ambient për kultivim kanabisi, lirohet vëllai i deputetit! Arrest me burg për dy të tjerët
13 Prill, 11:19
-
Kthyen stanin në 'shtëpi bari', Report Tv siguron videon e arrestimit të Armando Ndrecës, vëllait të deputetit të PS! U prangos pranë një servisi në Lezhë
12 Prill, 08:54
-
Nga Skënderbeu tek Fishta, Bledar Çakalli vizaton muralen nacionaliste në Rrugën e Kombit
11 Prill, 15:54
-
U përgjua telefonata me kunatin që mbillte kanabis, si ra në ‘grackën’ e policisë Armando Ndreca, vëllai i deputetit socialist të Lezhës, Eduard Ndreca
11 Prill, 12:39