Vijon kontrolli me makinat inteligjente, bëjnë kërdinë me gjoba 

Kontrollit të qarkullimit rrugor i është shtuar makina inteligjente, pajisja e cila ndihmon në përmirësimin e qarkullimit. Që prej ditës së hënë në funksion ka arritur të evidentojë dhe të ndëshkojë drejtuesit e mjeteve që kanë qarkulluar jashtë normave të lejuara të shpejtësisë, shoferë të cilët nuk kanë mbajtur rripin e sigurimit si dhe përdoruesit e celularit gjatë drejtimit të automjeteve.

Gjatë orëve të mbrëmjes deri në orën 22:40, në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë - Durrës - Tiranë dhe Tiranë - Elbasan - Tiranë, duke e vendosur makinën inteligjente në punë, janë konstatuar 461 shkelje për shpejtësi. 104 ishin edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 97 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 76 për parakalime të gabuara. Gjithashtu, nga makina inteligjente janë konstatuar 98 drejtues mjetesh, të cilët krahas shpejtësisë mbi normat e lejuara, janë konstatuar edhe në shkelje të dytë me rrezik të madh për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vija të bardha.

Drejtuesve të automjeteve të konstatuara në shkelje që nuk shoqërohen me masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit,  do t’ju shkojë masa administrative në adresat e banimit të tyre.

Policia e Shtetit apelon qytetarët të jenë më të kujdesshëm në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. 

 

 

 

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • antonio: 21/11/2021 15:00

    Si do veprohet per makinat me targa te huaja !?

    Përgjigju
  • visar: 17/10/2021 12:01

    Eshte e pa kuptushme perse nuk miratohet ligji per shtimin e gjobes per perdorim celulari i cili duhet te jete si ne vendet e BE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush pas zhvillimit të dy Kuvendeve PD do të jetë?



×

Lajmi i fundit

John

Tragjike në Korçë/ Ëndrra për një jetë më të mirë i pritet në mes, i riu sirian ngrin nga i ftohti në malin e Moravës