Sindroma e janarit vijon të godasë Interin. Zikaltërit nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se një barazim as në ndeshjen e javës së 21 të Seria A kundër Cagliari-t. Në San Siro-n e mbushur me 71 mijë tifozë Interi arriti të gjente golin e avantazhit në minutën e 29, me Lautaro Martinez që ekzekutoi në mënyrë të duhur brenda zone.
Autori i asistit ishte Ashley Young, futbollisti i afruar afërisht një javë më parë në merkaton e janarit dhe që sot debutoi si titullar. Në vijim ekipi i drejtuar nga Conte pati mundësinë për të dyfishuar, por rastet e krijuara nuk u shfrytëzuan siç duhet. Atëherë kur zikaltërit ishin në momentin më të mirë, një goditje nga distanaca e Nainggolan që gjeti edhe devijimin e Bastonit përfundoi në portë.
Për më shumë se çerek ore Interi tentoi të gjente golin e fitores, por në fund goli i belgut të Cagliari-t, i cili është në huazim nga zikaltërit, bëri që Inter të marrë vetëm një pikë. Ky është barazimi i tretë radhazi në kampionat për Interin po me të njëjtin rezultat 1-1. Në këtë mënyrë zikaltërit humbasin terren për titullin, ndërsa duket sikur po rikthehet në pozicionet që e kemi parë në dy sezonet e fundit.
Ndërkohë edhe Atletico Madrid në La Liga po kalon një moment jo. Pas bumbjes me Eibar sot ‘elcolchoneros’ nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në shtëpi kundër Leganes. Edhe pse duhet të bënin të zotin e shtëpisë, Leganes ishte skuadra që rrezikoi më shumë. Me këtë barazim Atletico komplikon ndjeshëm shanset për të luftuar për titull, ndërsa skuadra fillimisht duhet të luftojë për të gjetur vazhdimësinë.