Viktimat e COVID-19/Patozi: Debat makabër për një grusht votash më shumë, pasqyra e degradimit tonë moral

Viktimat e COVID-19/Patozi: Debat makabër për një grusht votash më shumë, pasqyra e degradimit tonë moral

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e ka cilësuar debatin në lidhje me shifrat në të vdekurve me COVID si degradim të politikës në vend dhe shpikje që bëhen për një grusht votash më shumë. Ai e cilëson këtë histori si shëmtimi morale nga  kundërshtarët e tërbuar të momentit që do e paguajnë shtrenjtë, pasi në një duel nuk ka dy të pafajshëm.

"Ky debati i neveritshëm me të vdekurit e COVID-it, është pasqyra më e qartë e degradimit të politikës në Shqipëri dhe prova më e fortë se ne nuk jemi një vend normal. Sepse po të ishim, jo thjesht kjo çështje nuk do të ekzistonte, por në një rast të tillë, kur dorashka hidhet në publik, nuk mund të kishte më kthim prapa. Njëri nga duelistët duhet ta paguante shtrenjtë dëmin, ngaqë nuk mund të jenë të pafajshëm të dy palët njëkohësisht. Sepse është njësoj e rëndë për publikun, si t'i fshehësh të vdekurit për politikë, ashtu edhe po ta shpikësh këtë makabritet për një grusht votash më shumë. Por jam i sigurt se asgjë e tillë nuk ka për të ndodhur edhe kur publiku të mësojë më shumë për të vërtetën e kësaj shëmtie morale. Sepse kundërshtarët e tërbuar të momentit do të vijojnë me të njëjtin pasion dhe me të njëjtin cinizëm konfliktin e tyre të paskrupullt, i cili vazhdon prej dekadash, me ndalesa të shkurtra në momente pazaresh, që janë edhe më të pista se vetë lufta midis tyre", shkruan Patozi.

Këto akuza u cilësuan edhe nga kryeministri Rama pak më parë si lojë politike që ka bërë bashkë Bashën dhe Metën me shpresën se mund të vijnë në pushtet duke shpikur mbi kauzën e COVID.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Astrit: 21/11/2020 20:14

    O Astrit djali, kane filluar te pelqejne shume kafet me Mero Bazen ne mes te sheshit publikisht. Bravo te qofte, jeni bere aleance qelbesirash se jeni koke e kembe ashtu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit