Viktimat e skllavërisë moderne në Britani, shqiptarët renditen pas rumunëve dhe kinezëve

 Viktimat e skllavërisë moderne në Britani, shqiptarët renditen pas rumunëve dhe kinezëve

Në një artikull të prestigjiozes britanike The Guardian,  thuhet se shqiptarët kanë numrin më të madh të viktimave të skllavërisë moderne në Britani, pas rumunëve dhe kinezëve. Në të dhënat statistikore të bëra publike thuhet se rastet e shfrytëzimit seksual, të cilat përfshijnë njerëz të kapur në shtëpi publike dhe të detyruar për prostitucion, janë rritur me 1/4 në vitin 2020, krahasuar me 2019. Gati 1/4 e rasteve përfshijnë fëmijë.

Shfrytëzimi kriminal, i cili përfshin vjedhje të detyruar të dyqaneve dhe kërkim lëmoshe të detyruar, u rrit me 42%, ku një nga 5 viktima deklarohet të jetë i mitur. Dhjetëra raste kishin të bënin me trafikimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike, ku të rinjtë përdoren për të transportuar drogë dhe para.

Analiza nga vlerësimi vjetor i skllavërisë moderne tregon se fëmijët janë më të përfshirë se kurrë.

Statistikat, të cilat përfshijnë të dhëna për çdo zonë në Mbretërinë e Bashkuar, përdoren për të hedhur dritë mbi dinamikën dhe shtrirjen e skllavërisë moderne

Të martën e kaluar, një dyzinë grash me origjinë rumune u shpëtuan nga policia gjatë një serie bastisjesh në Londrën perëndimore në një rrjet të dyshuar të trafikimit seksual.

Më pak se 24 orë më vonë, 11 anëtarë të dyshuar të një rrjeti droge u arrestuan për trafik njerëzor dhe për kryerjen e veprave kriminale të skllavëri moderne, në jug të kryeqytetit.

Raportet në linjën e ndihmës,  që drejtohet nga shoqata kundër skllavërisë “Unseen”, treguan se rumunët përbëjnë grupin më të madh të viktimave, të ndjekur nga kinezët, shqiptarët dhe anglezët.

Justine Currell, drejtore ekzekutive e Unseen dhe bashkautorë e vlerësimit, tha: “Një vit nga shtetrrethimi i parë, numri i raporteve në lidhje me shfrytëzimin seksual dhe kriminal është alarmante”.

Pavarësisht nga vështirësia për të arritur viktimat, rastet e shfrytëzimit seksual u rritën nga 219 në 273 dhe rastet e shfrytëzimit kriminal u rritën nga 179 në 254.

Statistikat e fundit të Home Office tregojnë një rritje të madhe të njerëzve që hyjnë në mekanizmin kombëtar të referimit, i cili mbështet viktimat e skllavërisë moderne. Kombësitë më të zakonshme që identifikoi ishin njerëz nga Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria dhe Vietnami. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump