Virologia e shquar italiane: Nëna Natyrë ‘do ta mbajë dorën’, na paralajmëroi se kemi gabuar

Ilaria Capua, një ndër virologet më të shquar në Itali, edhe pse thotë që që koronavirusin deri tani dihet shumë pak, shprehet e sigurt se Nëna Natyrë ‘do ta mbajë dorën’...

Sipas Capua, tani është Nëna Natyrë ajo që po na paralajmëron se kemi gabuar dhe po na jep këshilla për të na shpëtuar.

Kafshët kanë rifituar posedimin e pyjeve, liqeneve, deteve. Ajo është e sigurt se Homo Sapiens-i është i vetmi përgjegjës i vërtetë për atë që po ndodh në botë. Capua thotë se "ai i provokoi të gjitha këto me pakujdesinë, arrogancën, lakminë, dhe grykësi”.

Sipas saj, “Për të shpëtuar planetin dhe veten, ne duhet të planifikojmë një bashkëjetesë të virtytshme dhe civile me Nënën Natyrë”.

Epidemiologia italian duke folur për ‘il Giornale’ tha se emergjenca shëndetësore na bëri të vrapojmë më pak, të përdorim më pak makinat dhe aeroplanët, të kufizojmë udhëtimet dhe personalisht ka premtuar të mos bëjë më shumë se 15 fluturime ndërkontinentale çdo dy vjet.

“Për të ndihmuar planetin ne gjithashtu do të duhet të rishikojmë mënyrën tonë të të punuarit, duke përdorur më shumë teknologji.

Virologia italiane më pas theksoi se "Nëna Natyra ose Zoti i Përjetshëm nuk na kanë dërguar një virus shumë vdekjeprurës që vret fëmijët, por një armik që duhet ta menaxhojmë së bashku me ndotjen, mbeturinat, shëndetin në tërësi. Shkurt, do të duhet të jetojmë me të, si me gripin”.

I.C./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    S'ka marrëveshje për reformën, a duhet të ketë qeveri tranzitore përpara zgjedhjeve parlamentare?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Ndjekje si në filma, shqiptari kapet me mbi 20 kg marijuanë në makinë! Arrestohet ai dhe një shtetas grek