Virozat e stinës, një pediatër 700 vizita në muaj! Fluks në urgjencën pediatrike në QSUT

Virozat kanë shkaktuar fluks të sëmurësh në Tiranë. Vetëm një mjek pediatër në një muaj kontrolluar dhe mjekuar 700 të vegjël. Pediatrja Anila Sevdari ne Qendrën Shëndetësore nr. 9 në kryeqytet tregon se në përgjithësi fëmijët e kalojnë këtë gjendje për 2-3 ditë.

“Më tepër kemi pasur laringite, rinite, ka raste kur kemi skuqje të syve që janë konjuktivitet, edhe me infeksionet e veshit otitet por më shumë në rrugët e sipërme respiratore që fillon që nga fyti, dhimbje fyti, laringit që është ajo kolla e shpeshtë e thatë, kolla që i bezdis më shumë fëmijët dhe që është një nga shenjat që prindërit vijnë paraqiten tek mjeku. Këto vijnë si rrjedhojë e ndryshimit të temperaturave këto ditë, që kemi edhe ditë të ftohta edhe ditë më të ngrohta, dhe këto ndryshimet e menjëhershme janë të rrezikshme për fëmijët, dhe një nga shkaqet që paraqiten më shpesh. Në përgjithësi ne virozat i presim të kalojnë për dy-tre ditë, maksimumi katër-pesë ditë. Çdo mjek ka pasur një fluks vizitash që shkojnë nga 600-700 në muaj, mesatarisht në ditë 25-30”-tha mjekja pediatre.

Dallimi mes virozave të stinës dhe COVID-19 është i vështire për shkak të shenjave të njëjta, por diagnoza diferenciale bëhet përmes Rapid Test.

“Në përgjithësi është e vështirë të dallohet por ne i gëzohemi faktit që fëmijët e kalojnë shumë lehtë COVID-in. Pothuajse fillimi i shenjave është i njëjtë se edhe COVID virozë dhe virozat sezonale kanë pothuajse të njëjtin fillim, me hundë, me fyt, me pak temperaturë, dhimbje trupi. Në varësi të komplikacioneve dhe ecurisë aty bëjmë diagnozë diferenciale, ne kemi edhe tamponë të shpejtë i bëjmë edhe në qendër, mund ti nënshtrohet Rapid Test dhe analizat laboratorike që na ndihmojnë ne për ta bërë një diagnozë të mirë diferenciale”-u shpreh pediatrja Sevdari.

Pediatrja Sevdari këshillon prindërit që mos të neglizhojnë shenjat që jep fëmija.

“Te ushqimi do jetë kujdesi, sa më të freskëta ushqimet. Tek shenjat e para që të mos ti neglizhojnë qoftë disa shenja që ka fëmija ose dhimbje ose temperaturë, ose ulje e oreksit, me të vënë re disa shenja që nuk janë normale për fëmijët të vijnë të paraqiten që ta marrin ndihmën sa më shpejtë që ecuria të jetë sa më e mirë”-këshilloi pediatrja Anila Sevdari.

Edhe në Urgjencën pediatrike në QSUT, ka pasur një numër të lartë vizitash që arrin në 150 gjatë ditëve të javës, ndërsa në fundjavë-paraqiten rreth 230 fëmijë në ditë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta

Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta