Virozat sjellin fluks në Pediatrinë e QSUT-së, 300 raste në 24 orë, prindërit: Të shtohen mjekët (VIDEO)

300 raste në ditë, është ky numri me të cilën është përballur urgjenca e pediatrisë në QSUT, gjatë kësaj jave.  Fluks që konfirmohet edhe ditën e sotme, ku deri në orën 13:00 të së shtunës në urgjencë ishin paraqitur 145 fëmijë. Më së shumti fëmijët paraqiten me simptoma të virozave të stinës, me probleme me rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

Fëmijëve u nevojitet trajtim me avull, gjë që kërkon kohë për secilin prej tyre. Ministria e Shëndetësisë shpeshherë u ka bërë thirrje prindërve që të drejtohen në urgjencat pediatrike pranë qendrave shëndetësore 24 orëshe, duke mos shkaktuar fluks në QSUT dhe për ti lënë hapësirë rasteve urgjente.

Por pavarësisht këtyre thirrjeve, prindërit duket se si zgjidhje shohin urgjencën e pediatrisë në QSUT, ku disa prej tyre shprehen se qendrat shëndetësore i drejtojnë për në QSUT. “Pediatria e lagjes thotë shko në urgjencë urgjentisht, me këto simptoma dërgojeni në urgjencë. E çojmë në Kombinat, ajo thotë çojeni te urgjenca, e sjellim te urgjenca, na thonë mos e sillni shpeshherë ose çojeni në Laprakë” u shprehëm disa prej prindërve.

Prindërit kërkojnë dhe shtimin e mjekëve në urgjencën pediatrike në QSUT, për të ulur kështu orët e pritjes. “Vetëm këtë i kërkojmë ministres së Shëndetësisë ne, të shtojë numrin e pediatreve për të mos pritur kaq në radhë sepse gjendja është alarmante, temperaturë, të vjellat, dhimbje të fuqishme të barkut . Tre mjekë ka pasur gjatë natës. Në orën 11:00 kam ardhur këtu, ora është 13:30. Vajza është 9 muajshe. Ajo dihet, ka mbetur vetëm të veprojnë për më tepër mjek”-u shprehën prindërit.

Ajo ç’ka Report TV vëren në oborrin e pediatrisë në QSUT janë prindër me fëmijë në krahë në pritje, apo duke qëndruar në makinat e parkuara pranë godinës së spitalit. Një situatë e tillë duket se do të vijojë përgjatë sezonit të dimrit, ku më të prekurit nga virozat janë gjithmonë fëmijët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia