Virusi kinez, 107 viktima, konfirmohet rasti i parë i infektuar në Gjermani, dyshime në Rumani (VIDEO)

Teksa numri i viktimave nga virusi i ri kinez ka shkuar në 107 dhe numri i të infektuarve është rritur me me 1300 të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm në më shumë se 4000, Kina zyrtare pas pushimeve të Vitit të Ri Hënor ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe universiteteve nga frika e infektimit në masë.

Pekini gjithashtu iu kërkoi bashkatdhetarëve të tij që të shtyjnë udhëtimet jashtë vendit.

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se rreziku global i koronavirusit kinez është "i lartë" dhe nuk është më i moderuar siç u tha fillimisht.

Kina po punon ethshëm për të gjetur një vaksinë dhe kjo falë laboratorëve të saj P4, d.m.th atyre me siguri maksimale, ku operohet brenda një patogjeni siç është koronavirus 2019 n-CoV.

Drejtori i Qendrës Kineze për Kontroll dhe parandalimin e sëmundjeve tha se "Deri më tani nuk kemi parë një mutacion të qartë të këtij virusi”- duke treguar edhe fotot e koronavirusit të ri.

Ai tha gjithashtu se pasi të jetë zbuluar dinamika e virusit, vaksina mund të krijohet por pas një entuziazmi fillestar nuk duket se sintetizimi i tij nuk do të jetë një punë e lehtë dhe e shpejtë.

Virusi ndërkohë ka kapërcyer edhe kufijtë e Kinēs. Raste të infeksionit janë raportuar në 24 orët e fundit në Tajlandë dhe Hong Kong.

Pesë raste të tjera janë  regjistruar në SHBA aq sa dhe në Australi, Tajvan dhe Macao; katër në Japoni, Singapor dhe Malajzi; tre në Francë dhe Korenë e Jugut, dy në Vietnam, një në Kanada dhe Nepal.

Në Europë, pas tre rasteve në Francë edhe Gjermania ka njoftuar për një rast të infektuar me virusin e ri në juglindje të Bavarisë.

Berlini gjithashtu po konsideron mundësinë e një "evakuimi të mundshëm" të qytetarëve të tij nga qyteti kinez Wuhan, epiqendra e virusit.

Lajmi se virusi mund të transmetohet edhe nga njerëz të cilët, megjithëse tashmë e kanë infeksionin, nuk tregojnë simptoma, ka shtuar edhe më shumë frikën.

Revista ‘The Lancet’ ka rindërtuar historinë e parë të transmetimit brenda një grupi të vogël familjar. Artikulli tregon se një djalë dhjetë vjeçar, i infektuar me koronavirusin kinez por pa simptoma karakteristike të infeksionit, e transmetoi atë edhe te të tjerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:35
Shkencëtari nga Hong Kongu: Kemi prodhuar vaksinën por duhet kohë të testohet te kafshët

Vaksina e pneumonisë prej koronavirusit tashmë është prodhuar, por do të marrë kohë për ta provuar atë.

Kjo është thënë nga Yuen Kwok-yung, profesor në krye të Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Universitetit të Hong Kong-ut, i cituar nga ‘Morning Post’ në Kinën Jugore.

Yuen Kwok-yung  tha se ekipi që ai drejton tashmë e ka prodhuar vaksinën por do të duhet shumë kohë për ta provuar atë te kafshët".

Shkencëtari nga Hong Kongu nuk  përcaktoi caktuar një kohë të saktë se kur vaksina do të tregëtohet, por ai tha se do duhen muaj  për testet te kafshët dhe "të paktën një vit tjetër" për testet klinike te njerëzit, para se të tregtohet

Ora 17:16
Fondacioni Bill dhe Melinda Gates dhuron miliona dollarë në luftën kundër koronavirusit të ri

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka vendosur të dhurojë 10 milion dollarë në luftën kundër koronavirusit të ri.

Lajmi u bë i ditur nga Fondacioni Gates.

Gjysma e shumës së dhuruar do të shkojë në Kinë dhe gjysma tjetër në Afrikë, në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

"Shuma do të shpenzohet" për të ndihmuar shpëtimtarët e linjës së parë në Kinë dhe Afrikë, duke shpresuar se do të shërbejnë në parandalimin e përhapjes së virusit të ri”, - shkruhet në një deklaratë nga fondacioni.

Shënim.

Para pak ditësh, në një postim të botuar në blogun ‘The Eye of the needle’, citohet një artikull nga ‘Business Insider’ dhe deklaratat e Eric Toner dhe Johns Hopkins, për një "alarm" të nisur tre muaj më parë, në lidhje me efektet e një pandemie nga një koronavirus nga Brazili dhe që parashikonte se do të shkaktonte 65 milion viktima.

Po çfarë lidhje ka kjo me Bill Gates?

Deklarata e Eric Toner dhe Johns Hopkins  u bënë në emër të Forumit Ekonomik Botëror (Wef) dhe fondacionit të Melinda & Bill Gates.

‘Partizanët’ e teorive komplotiste nxituan të thonë se Bill Gates ka qënë kohë më parë në dijeni të shpërthimit të koronavirusit, i cili deri tani ka vrarë 107 persona dhe se ai ka ‘një plan djallëzor’ për të fituar miliona dollarë përmes një vaksine të re kundër koronavirusit të ri.

Ora 16:34
Frika mbarëbotërore nga koronavirusi i ri kinez, çfarë duhet të dimë?

Lajmet për përhapjen e koronavirusit po sundojnë mediat botërore. Deri tani 107 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e tij në Kinë. Po si transmentohet virusi e çfarë duhet bërë për t'u mbrojtur?

Sa shpejt përhapet sëmundja e re e mushkërive?

Shumë shpejt: Numri i të infektuarve ndryshon gati me orë. Një specialist i një Instituti të Shëndetësisë të Hong Kongut që nuk do t'i përmendet emri e vlerëson shifrën jozyrtare të të infektuarve për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa, në këtë moment afër 25.000 vetë. Disa dhjetëra persona kanë ndërruar jetë nga virusi, persona që më parë ishin të sëmurë kronikë. Raste të infektimit janë konfirmuar në Tajlandë, Japini, Tajvan, SHBA, Francë, edhe në Gjermani, Bavari. Aeroportet aziatike dhe në vende të tjera kanë futur kontrollet e temperaturës dhe masa të tjera mbrojtëse.

Si transmentohet virusi?

Autoritetet kineze e kanë konfirmuar transmentimin e virusit nga njeriu tek njeriu. Por ende e pasqaruar nëse në zhvillimin e mëtejshëm ai pëson mutacione duke u përshtatur tek strehuesi i ri, njeriu. Infektimet e para janë lokalizuar në një treg peshku, të mbyllur ndërkohë, në provincën kineze Vuhan, ku shiteshin edhe kafshë të egra. Me gjasë virusi ka kaluar fillimisht nga kafsha tek njeriu (zoonosa), ose si shumë të tjera përmes ajrit. Zoonosa mund të transmentohet edhe nga ushqimet, si për shembull mishi, kur nuk është i zier mirë ose i përgatitur në kushte higjienike të duhura.

Çfarë dihet për virusin?

Ekspertët kanë zbuluar një sekuencë gjenetike të "coronavirus" 2019-nCon, që më parë nuk ishte e diagnostifikuar tek njerëzit. Viruset Corona njihen që në vitet 60-të. Emri i virusit vjen nga forma kurorë nga jashtë e strukturës së proteinës që mbështjell virusin. Normalisht këto viruse nuk janë të pazakontë. Shpesh infeksionet me viruse të tilla janë të padëmshme, e kanë simptomat e gripit  si temperaturë, kollë apo mbajtje fryme. Po ashtu mund të shfaqen edhe probleme me diarrenë.

Por koronavirusi i ri është shumë i fshehtë dhe i tranformueshëm, ato janë pjesë e grupit të viruseve, RNA që shfaqin tipare të variabilitetit gjenetik. Kjo do të thotë se është e lehtë për ta të mposhtin barrierat dhe të infektojnë llojet e ndryshme ku strehohen. Si pasojë këta viruse shkaktojnë edhe sëmundje të rënda, infeksione të rënda mushkërish, bllokimin e frymëmarrjes deri edhe vdekjen. Në vitin 2002 dhe 2003 lloji agresiv i "Coronavirus", SARS-CoV shkaktoi një epidemi, ku u infektuan 8.000 vetë dhe vdiqën 800 të infektuar. Në vitin 2012 një formë tjetër e virusit, MERS-CoV u përhap në gadishullin arabik.

Kush është më i rrezikshëm - Sars apo nCov?

Shqetësuese është një deklaratë e autoriteteve kineze nga 26 janari, se mbajtës të virusit të ri Corona janë infektues që në periudhën e inkubacionit, pra që para se të shfaqin simptomat, ndryshe nga epidemia SARS në vitin 2003. Atëherë infektimi ndodhte pas simptomave. Nga ana tjetër SARS ishte shumë i rrezikshëm, se "coronavirus". 10% e të infektuarve atëherë ndërruan jetë. Tani janë më pak se 3% që kanë rënë viktimë dhe shumica kanë pasur sëmundje të tjera.

Çfarë masash duhen marrë?

Komiteti i Emergjencës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë,(WHO) ende po diskuton, nëse duhet shpallur gjendja ndërkombëtare e emergjencës. Kjo do të thotë masa izolimi, kontrolle të përforcuara kufitare, ngritje e qendra speciale të trajtimit dhe kufizime në trafikun ndërkombëtar. Që tani në aeroportet në Kinë dhe disa vende aziatike, SHBA dhe Itali kryhen kontrollet e temperaturës. Japonia ka shpallur paralajmërimin për rrezikun e udhëtimit në Kinë.

Masa tjetër janë rregullat e higjienës dhe të sjelljes. Mënjanimi i kontaktit trupor me personat me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes si edhe me kafshët e egra apo shtëpiake të gjalla. Larja e shpeshtë e duarve, por sidomos pas kontaktit me persona të sëmurë ose ambientin ku ata janë.

Ekspertët ende nuk e shohin rrezikun e një përhapjeje botërore. Virologu Jonas Schmidt-Chanasit nga Instituti Bernhard Nocht tha për Deutsche Wellen, se "aktualisht rreziku është shumë i vogël". Por sipas tij duhet të vazhdojë "monitorimi permanent i situatës, jo vetëm përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por edhe Institutit Robert Koch dhe Qendrës Europiane për Ndalimin e Kontrollin e Sëmundjeve."

Ora 16:24
Autoritetet në Kinë: Virusi transmetohet përmes ajrit dhe kontaktit, më të rrezikuarit, të moshuarit, fëmijët dhe ata me probleme shëndetësore

Autoritetet shëndetësore kineze thanë se virusi i ri që po shkakton epidemi në Kinë transmetohet kryesisht nga ajri por edhe nga kontakti fizik.

Ky informacion u zbulua në një plan provë të azhurnuar për diagnostikimin dhe trajtimin e pneumonisë të shkaktuar nga koronavirusi i ri, botuar sot nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez.

Në krahasim me versionin e mëparshëm, plani shton tre karakteristika epidemiologjike të virusit, duke deklaruar se burimi kryesor i infeksionit për momentin janë njerëzit që vetë janë të infektuar nga virusi.

Sipas indikacioneve të reja, të gjithë njerëzit mund të infektohen, përfshirë fëmijë dhe foshnje.

Nëse infektohen, të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me probleme shëndetësore si diabeti, hipertensioni dhe sëmundja kardiovaskulare kanë më shumë të ngjarë të shfaqin simptoma më të rënda.

Autoritetet kineze të shëndetit njoftuan sot se 4474 raste të konfirmuara të pneumonisë të shkaktuara nga koronavirusi i ri në 30 rajone provinciale.

Ora 16:13
Koronavirusi kinez, në Rumani një rast i dyshuar i infektuar në Azinë juglindore

Rumania ka konfirmuar lajmin për një rast të ri, i dyshuar i infektuar me koronavirusitn kinez.

E dyshuara e prekur nga virusi është një grua, e cila zbriti në aeroportin ‘Cluj-Napoca’, në pjesën veriperëndimore të Rumanisë, 440 kilometra larg nga Bukureshti.

Gjatë kontrollit ajo rezultoi me simptoma të dyshuara si ato të koronavirusit kinez dhe menjëherë u izolua nga ekipi mjekësor i aeroportit.

Identiteti i gruas nuk bëhet i ditur por vetë disa fakte janë zbuluar.

Gruaja kishte ardhur nga një vend i Azisë Juglindore i kontaminuar me koronavirus dhe kishte rënë në kontakt me një komunitet kinez.

Ora 15:43
Koronavirusi, në ‘fushën’ e betejës futet teknologjia e të dhënave për të përmbajtur epideminë

Kina ka krijuar një teknologji të madhe të dhënash për të parandaluar dhe përmbajtur epideminë e pneumonisë të shkaktuar nga koronavirusi i ri 2019-nCoV.

Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjive të Informacionit të Pekinit, operatorët mobil të telekomunikacionit dhe kompanitë e teknologjisë janë duke punuar tashmë në fushatën e parandalimit të epidemisë dhe kontrollin me ndihmën e teknologjive të informacionit.

Ekipe të ndryshme janë formuar për të përfunduar analizimin gjigand të të dhënave dhe ofrimin e aplikacioneve inteligjente duke përdorur modelimin algoritëm.

Aplikacioni ‘Baidu Map’ përditëson informacione në kohë reale për ‘mbylljen’ e rrugëve, përhapjen e koronavirusit dhe fluksin në vendet publike, për të ndihmuar përdoruesit të shmangin vendet e mbingarkuara.

Në të njëjtën kohë, platforma kineze ‘Meituan Dianping’, e cila është e specializuar në shitjen dhe shpërndarjen e ushqimit, ka filluar të ofrojë një lloj të ri të shërbimeve të ndihmës online, duke u dhënë përdoruesve të saj informacione mbi klinikat e trajtimit të etheve dhe spitalet e specializuara në 103 qytete të shpërndara në të gjithë vendin.

Ora 14:53
Koronavirusi, Kina zyrtare ka urdhëruar rritjen e prodhimit të maskave dhe veshjeve mbrojtëse, 1milion në ditë (FOTO)

Autoritetet në Kinë kanë urdhëruar rritjen e prodhimit të maskave dhe veshjeve mbrojtëse.

Urdhëri vjen pas parashikimit se përhapja e virusit ka shtuar ‘shpejtësinë’ dhe pas kërkesave në rritje për këto mjete dy mjete që mendohet se shmangin sadopak infektimin prej koronavirusit i cili deri tani ka shkaktuar 107 viktima dhe 4744 të prekur.

Prej urdhërit të autoriteteve, shumë punëtorë kanë hequr dorë nga pushimet me rastin e festave të Vitit të Ri Kinez dhe kanë rritur prodhimin ditorë të maskave në rreth 1 milion në ditë, në Pekin, Shanghai, Guangzhou, Shenzhen dhe Chongqing.

 

Ora 14:52
Presidenti kinez e quan koronavirusin ‘demon’, në Japoni rast i ri infektimi nga njeriu te njëriu

Presidenti kinez Xi Jinping tha se "Kina ka zhvilluar një luftë serioze kundër koronavirusit, të cilin ai e krahasoi me një demon duke shtuar se Kina "dhe nuk do ta mbajë të fshehur epideminë”.

Ndërkohë një rast i ri i transmetimit të infeksionit nga njeriu në njeri është vërtetuar në Japoni ku një person që nuk kishte udhëtuar së fundmi në Kinë, u infektua me virusin e ri pasi kishte bërë punën e guidës turistike për një grup turistësh kinezë që kishin mbërritën nga Wuhan, epiqendra ku filloi epidemia.

Burri, në vitet gjashtëdhjetë, nga Nara, në Japoninë perëndimore, është shtruar në spital që nga e shtuna.

Në total janë gjashtë raste të regjistruara deri tani në Japoni.

Ora 14:28
Koronavirusi, në Wuhan bllokojnë rrugët për të shmangur eksodin. Hong Kong-u dhe Rusia mbyllin kufijtë. Një rast i ri i dyshuar në Pistoia, në Itali

Alarmi i kuq i ngritur për përhapjen e koronavirusit nuk rresht së rëni.

Në rrugët e qytetit Wuhan, aty ku shpërtheu virusi, janë ngritur barrikada me lloj lloj mjetesh për të parandaluar që qytetarët të largohen masivisht nga zona.

Ky eventualitet do të rrisë rrezikun e infektimit ndërsa autoritetet kineze shpresojnë të jenë në gjendje të përmbajnë përhapjen e virusit duke izoluar qendrat më të prekura.

Koronavirusi po izolon gjithnjë e më tepër Kinën. Hong Kongu njoftoi masa drastike duke bllokuar të gjitha hyrje-daljet me këtë shtet.

Guvernatorja Carrie Lam tha se 'Trenat e shpejtësisë së lartë dhe linjat hekurudhore do të pezullohen gjatë të martës'.

Edhe Rusia ka vendosur që të pezullojë kalimet kufitare me Kinën, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Agjencia e Lajmeve TASS, raporton se janë pezulluar edhe udhëtimet turistike të shtetasve kinezë në territorin rus.

Gjithashtu edhe shtete të tjera të botës pritet të ndjekin praktika të njëjta.

Ndërkohë, numri i të vdekurve është rritur në 107 ndërsa janë konfirmuar 1.300 raste të reja të infeksionit që e çojnë totalin e të infektuarve në Kinë në mbi 4000.

Në Pistoia, në Itali, një grua kineze 53-vjeçare është shtruar në spitalin ‘San Jacopo’ si e dyshuar e infektuar me koronavirusin.

Gruaja me origjinë nga krahina e Hubei, e cila udhëtoi me një grup prej rreth njëzet turistësh kinezë në një autobus për në Lucca, pësoi një simptomatologji të ngjashme me virusin e ri kinez.

Paskësaj, autoritetet italiane kanë ndaluar dhe bllokuar të gjithë bashkëudhëtarët e gruas kineze për tju nënshtruar analizave të thelluara.

Ora 10:58
Harta në 'Real time' mbi epideminë e koronavirusit të ri kinez

Virusi i ri që ka shkaktuar deri tani 107 viktima ndërkohë ka kapërcyer edhe kufijtë e Kinēs.

Raste të infeksionit janë raportuar në 24 orët e fundit në Tajlandë dhe Hong Kong.

Pesë raste të tjera janë  regjistruar në SHBA aq sa dhe në Australi, Tajvan dhe Macao; katër në Japoni, Singapor dhe Malajzi; tre në Francë dhe Korenë e Jugut, dy në Vietnam, një në Kanada dhe Nepal.

Në Europë, pas tre rasteve në Francë edhe Gjermania ka njoftuar për një rast të infektuar me virusin e ri në juglindje të Bavarisë.

Berlini gjithashtu po konsideron mundësinë e një "evakuimi të mundshëm" të qytetarëve të tij nga qyteti kinez Wuhan, epiqendra e virusit.

Më poshtë paraqiten disa harta ku dallohen vendet e prekura nga infeksioni i virusit

https://gisanddata.maps.arcgis.com/apps/opsdashboard/index.html#/bda7594740fd40299423467b48e9ecf6

Ora 10:55
‘Wuhan, Jiayou’, ‘Rezisto Wuhan’!, klithma dashurie dhe shprese ‘thyejnë’ heshtjen e natës (VIDEO)

Banorët e Wuhan, në Kinë, të detyruar të jetojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre prej disa ditësh, thërrasin nga dritaret e tyre mesazhe solidariteti ndaj vetvetes dhe dashurinë për qytetin e prekur javët e fundit nga virusi vrastar që deri tani ka shkaktuar 107 viktima.

Një klithmë dashurie dhe shpresë kolektive prish qetësinë e natës në qytetin Wuhan, epiqendra e koronavirusit kinez: "Wuhan, jiayou", Rezisto Wuhan!

Wuhan, Jiayou!  Është kjo thirrja që dëgjohet teksa del nga dritaret e çdo shtëpie.

"Wuhan, jiayou", është një shprehje që përdoret për të shprehur vendosmëri dhe këmbëngulje.

Ora 09:12
Ekspertët: Kulmi i përhapjes së virusit kinez në fund të muajit prill, 150 000 të infektuar në ditë

Një ekip ekpertësh në Hong Kong vlerësojnë se kulmi i epidemisë së koronavirusit në 5 megaqytete kineze, në Pekin, Shanghai, Guangzhou, Shenzhen dhe Chongqing, do të jetë midis fundit të muajit prill dhe në fillim të majit, ku numri i të infektuarve në çdonjërin prej tyre të shkojë në 150,000 raste të reja në ditë për shkak të popullsisë së  madhe.

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se rreziku global i koronavirusit kinez është "i lartë" dhe nuk është më i moderuar siç u tha fillimisht.

Kina po punon ethshëm për të gjetur një vaksinë dhe kjo falë laboratorëve të saj P4, d.m.th atyre me siguri maksimale, ku operohet brenda një patogjeni siç është koronavirus 2019 n-CoV.

Virusi ndërkohë ka kapërcyer edhe kufijtë e Kinēs. Raste të infeksionit janë raportuar në 24 orët e fundit në Tajlandë dhe Hong Kong.

Pesë raste të tjera janë  regjistruar në SHBA aq sa dhe në Australi, Tajvan dhe Macao; katër në Japoni, Singapor dhe Malajzi; tre në Francë dhe Korenë e Jugut, dy në Vietnam, një në Kanada dhe Nepal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mao: 28/01/2020 10:33

    Na mbyti kinezëria, kinezëri e gjallë pu pu pu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

E zuri korrenti, ndërron jetë një person pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë

E zuri korrenti, ndërron jetë një person pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë