Virusi kinez në Itali, mjeku: Tri arsye pse jemi të papërgatitur

Edvin Prifti

TIRANE-Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se ka dyfishuar kontrollet në pikat kufitare në një moment kur në Itali janë regjistruar dy viktima nga virusi kinez. Ndërkohë që kardiokirurgu Edvin Prifti në një postim në faqen e tij në Facebook thekson tre arsye që sipas tij jemi të papërgatitur, nga diagnostikimi te karantina dhe trajtimi.

"Vdekjet e para te shenuara ne Itali nga infeksioni i koronavirusit na bejne te ndjehemi akoma edhe me afer ndaj ngjarjeve te cilat mund te jene shkaterrimtare per njerezit dhe popullin tone. Masat drakoniane qe jane marre ne vendin e origjines te ketij infeksioni viral dhe qe po shoqerohen me masa akoma edhe me te ashpra ne vendet prane duhet te na bejne te mendojme akoma edhe me seriozisht se si duhet te pergjigjemi ne keto kushte. Mendoj qe gjithmone ka momente relaksi dhe llafesh, proklamatash, por kur ndodhemi perballe fataliteteve te mundshme duhet nje seriozitet i jashteZakonshem dhe profesionalizem i cdo strukture.

E para diagnostikimi ne kohe rekord:
Dje po interesohesha dhe mu tha nga nje prej specialisteve tane me te mire te semundjeve infektive qe real time PCR me kitet e koronavirus eshte kerkuar nga laboratori i mikrobiologjise ne QSUT dhe nuk eshte realizuar pasi PPP nuk e parashikon. Sigurisht qe dikushi do justifikohet qe kjo eshte nje emergjence dhe e re! Pikerisht keto raste duhet te parashikohen ne cdo rast. Pra justifikimi eshte i pajustifikueshem. Atehere une them qe zoterinj- ketu ndodhemi perballe nje ceshtje te sigurise kombetare. Une nuk e di se cmund te konsiderohet tjeter gje brenda nocionit te sigurise kombetare. Dhe ne keto kushte dikush mund te kete paturpesine te ktheje nje pergjigje te tille. Nga ana tjeter ne si universitet na duket nje gje normale kjo?! Nese kjo PPP reagon ne kete menyre atehere pa dyshim qe duhet rishikuar pasi eshte totalisht e padrejte dhe aspak shkencore, bllokon hulumtimin qe ne pikenisje dhe rrezikon dhe cenon jeten. Kur i mohohet te vetmes qender universitare hulumtimi dhe diagnostikimi?! Atehere kush do ta beje? Dikushi me tha se mund te diagnostikohet ne institutin e shendetit publik. Kjo eshte gje shume e mire, Po si mund te mohohet diagnostikimi ne QSUT.

E dyta: karantina
Asgje nga fronti i lindies. Nuk dime se si, ku, ne ckushte. Mos na duket cudi, pasi mund te jete secili prej nesh kandidat per ne karantine dhe mendoj qe njerezit duhet te jene ne dijeni te gjithshkaje.

E treta: trajtimi
Keta te semure ne fund te tyre kane nevoje per ventilim mekanik te drejtuar ose oksigjenim artificial. Persa i perket ventilimit mekanik, me Shqiperi ne kemi vetem 140 ventilatore mekanike, ketu perfshire edhe strukturat private qe do te thote, qe sikur tjua mohojme ventilimin mekanik gjithe te semureve te tjere atehere vendi yne mund te trajtoje vetem 140 te semure njekohesisht. Oksigjenimi artificial qe ka te beje me nje aparat tjeter qe quhet Extracorporeal membrane oxygenator ose ECMO te cilin kemi vite qe e kerkojme me ngulm ne kardiokirurgji por sidomos pas epidemise se H1N1 si e vetmja alternative per te mbajtur ne jete keta te semure, nuk ka asnje aparat te tille ne Shqiperi.

Afersia me Lombardine, shkembimet ne njerez dhe mallra me Italine na shtyn qe duhet menduar seriozisht per perballjen me koronavirusin. Dikush mund te thote qe nuk duhet bere panik. Mbase kjo mund te vlente para nje muaji kur ngjarja ishte larg dhe efekti nuk dihej, por tashti me duket infantile totalisht cdo justifikim ne kuadrin e mos perhaphes se panikut. Tek e fundit ne nje lufte duhet te shkojme te pergatitur. Nuk mund te sillemi sikur eshte nje gje larg nesh. Cdo njeri prej nesh, politikane, biznesmene, ambasadore, ministra dhe deputete, por vecanerisht personeli shendetesor mund te jene te infektuarit e radhes. Nga 29 te infektuar ne itali, 5 jane personel shendetesor. Dhe pa dyshim qe personeli shendetesor ne vendin tone nuk do ta meritonte aspak nje risk te ri te shtuar. Domine Quo Vadis?!
" shkruan doktori.

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    "Lufta" ndaj COVID-19/ A mendoni se duhet të bëhen më shumë testime?

Komento

Komente

  • Vaksina: 22/02/2020 22:09

    Jemi Te pa fuqishem perballe cdo gjeje , Te pa pregatitur ne si popull nuk dime as Te lajme duart!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Genta: 22/02/2020 16:53

    Mbyllni kufijte! Të mbyllen kufijte urgjentisht! Askush të mos dali dhe askush të mos futet ne territorin tonë derisa të gjendet vaksina. Mbyllni kufijtë!

    Përgjigju
    • Genti: 22/02/2020 18:34

      Po Enver. Ashtu si thua ti do behet