Familja e Kim Kardashian e ka pritur këtë vit të ri jo mirë. Djali 2-vjeçar i yllit të realit show është shtruar në spital në gjendje të rëndë, për shkak të pneumonisë.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë Kim, e cila bën një postim prekës në rrjetet sociale. Ajo shkruan se pneumonia është kaq e frikshme, duke shtuar se ky fundvit ishte sfidues.

“Vogëlushi im i shtrenjtë është kaq i fortë! Pasi kaluam tre netë në spital dhe pamë të voglin tim t’i injektoheshin shiringa dhe të lidhur me tuba oksigjeni, ky fundvit për ne ishte sfidues. Pneumonia është kaq e frikshme. Dua thjesht të falenderoj çdo doktor dhe infermiere kudo që punojnë kaq fort në çdo kohë. Ju jemi shumë mirënjohës! Ai është në shtëpi dhe shumë më mirë. Ai e ka marrë veten kaq shpejt, sa jam e sigurt që sërish do të thotë se xhiroja me ambulancë ishte e paparë. Saint-i im i fortë!”, ka shkruar Kardashian, në foton ku shihet duke mbajtur të birin në krahë", shkruan Kim Kardashian.

kim fb
(Postimi i Kim Kardashian për të birin, që mban në krah)

d.c./shqiptarja.com