Viti 2021 'epoke e re' për bizneset! Nis zbatimi i fiskalizimit, burime: Deri tani asnjë kasë fiskale s’është certifikuar për sistemin e ri

TIRANË- Pas shtyrjes së procesit si pasojë e pandemisë COVID-19, viti i ardhshëm mund të konsiderohet si një etapë e re për sipërmarrjen në vend. Duke filluar nga janari 2021 do të fillojë implementimin procesi i ri i fiskalizimit. Nga ky muaj do të nisin edhe transaksionet e para mes biznesit dhe shtetit.

Tashmë bizneset do të blejnë aplikacionin softuerik, nëpërmjet të cilit do të lëshojnë fatura elektronike. Sipas ligjit, që nga 1 janari 2021 sistemi i ri duhet të aplikohet nga çdo kompani që ka marrëdhënie faturash me Shtetin. Bëhet fjalë për rreth 13 mijë biznese te ndryshme sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Deri tani sipas informacioneve nga tatimet janë 10 kompani që janë licencuar për të mirëmbajtur dhe tregtuar aplikacionet që do të përdoren për faturat elektronike. Aplikacioni i krijuar nga kompanitë e licencuara do të instalohet në një pajisje elektronike që mund të jetë, kompjuter, laptop, tablet apo edhe telefon, dhe për çdo shitje do të plotësojnë faturën në sistem e cila, për pagesat me para në dorë duhet t’i printohet dhe dorëzohet në moment blerësit, ndërsa për pagesat pa para në dorë, i dërgohet në formën e faturës elektronike. Çdo faturë, i dërgohet automatikisht administratës tatimore.

Ky sistem i ri do të bëjë të mundur monitorimin në kohë reale të transaksioneve të biznesit, në mënyrë që të shmangen abuzimet, të ulet informaliteti, të rriten të ardhurat nga TVSH-ja si dhe të reduktohet përdorimi i cash-it në ekonomi.

Por a do të shtohen kostot për biznesin?
Menjëherë pasi u bë publik ligji i fiskalizimit, 4 kompanitë që sot tregtojnë dhe mirëmbajnë kasat fiskale aktuale akuzuan qeverinë se sistemi i ri do t’i shkaktonte kosto të mëdha biznesit në vend. Ne komisionin e Ekonomisë me 10 dhjetor 2019 ata u shprehen se kostot fillonin nga 1200 mijë euro përpos kostos vjetore të mirëmbajtjes 400-500 euro.

Sa i vërtetë është ky alarm?
Sipas informacioneve të marra nga dy kompani të licencuara për të krijuar softuerin, thuhet se në varësi të biznesit, kostoja totale fillon 5 mijë lekë në vit dhe nuk i kalon 15,000 lekë në vit për një pikë shitjeje, dhe s’ka asnjë kosto tjetër përveç faktit që duhet të kesh një nga pajisjet elektronike të lartpërmendura.

Ndërsa kostoja e kasave fiskale që nga vetëm 4 kompani duke krijuar de fakto një treg oligopol, varion nga 230 deri në 650 euro kosto fillestare dhe mirëmbajtje vjetore që fillon nga 2,500 lekë deri në 15 mijë lekë të reja plus ndërrimin e memories fiskale, sa herë që ajo mbushet, mesatarisht njëherë në 3-5 vjet, me kosto rreth 150 euro.

Çfarë do të ndodh me kasat aktuale?
Edhe pse Drejtoria e Tatimeve thotë se ato nuk do të dalin nga tregu pasi ligji parashikon përdorimin e një serveri të ndërmjetëm për t’i lidhur ato me aplikacionin e ri, Report TV mëson se nga 29 modele kasash fiskale që janë sot në treg, deri tani asnjëra nuk është mundur të përshtatet dhe të certifikohet për sistemin e ri.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Kejdi Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma

Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Kejdi Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma