Viti i ri akademik rrit çmimet e apartamenteve për shitje dhe qira

TIRANE - Çmimet e apartamenteve si për qiratë ashtu edhe për shitjet ka pësuar një rritje të ndjeshme për 9 muajit e këtij viti. Eksperti i shitjeve Ervin Demirxhiu thotë se më e ndjeshme rritja është te hyrjet e vogla për të cilat ka më shumë kërkesë, për shkak edhe të nisjes së sezonit të ri akademik. Ndërkohë ai liston arsyet që sipas tij çojnë në rritjen e çmimeve.

“Rritja e çmimeve vjen sigurisht edhe nga cilësia, nuk mund të flasim më për cilësinë e para 10 viteve, por janë edhe kostot që fillojnë që nga taksat ekstra. Ka rritje duke qenë se kërkesa është e lartë dhe në një farë mënyre,tregu nuk i furnizon të gjitha kërkesat. Kohët e fundit apartamentet që kanë më shumë kërkesë për blerje janë 1+1 dhe 2+1. Çmimet të paktën në agjenci vijnë mbi 250 euro Çmimet po vijnë gjithmonë në rritje, çdo pallat të ri që ne shikojmë se po ndërtohet është shumë më lart se sa tjetri që ishte paraardhës”, tha Demirxhiu.

Çmimet e objekteve me qira në kryeqytet kanë pësuar një rritje me rreth 10% gjatë muajit të fundit. Nëse në vitin e kaluar mund të gjeje një apartament 1+1 me qira me çmim nga 150 euro, tashmë çmimet varjojnë nga 270 euro në zonat periferike të Tiranës dhe arrijnë deri në 1500 euro. Çmimet më të larta të apartamenteve janë në zonat Kodra Diellit, Astir, Zog i Zi, Qytet Studenti apo zona e ish-Bllokut.

Ndërsa sa iu takon çmimeve të apartamente po të njëjtës madhësi ato fillojnë nga 45 mijë euro në periferi të Tiranës si Fresk, Laprakë, apo Zona e Ministrisë së Mbrojtjes, dhe arrijnë deri në 400 mijë euro në zonat e ashtuquajtura VIP, në kryeqytet. 

Ndërkohë sipas Banka e Shqipërisë çmimet e banesave janë rritur me 1.8 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”