Viti i ri akademik/ Tirana 'parajsa' për studentët, disa degë në rrethe drejt mbylljes! 'Braktiset' mësuesia

TIRANË- 14 tetori ka qenë një e hënë normale në disa qytete të Shqipërisë, me një panoramë që nuk i ngjan pothuajse aspak nisjes së vitit të ri akademik.

Në dyert e universiteteve çdo vit e më shumë janë paraqitur më pak studentë duke bërë që disa prej degëve të mbyllen, madje në Kukës situata është më dramatike, pasi filiali i Universitetit të Tiranës nuk i ka hapur dyer për të gjashtin vit radhazi. Rritja e notës mesatare në mësuesi në 7.5, përtej synimit real për rritur cilësinë e mësuesve që do edukojnë brezin e ri, ka sjellë pasoja negative: e uljen e numrit të nxënësve në këto degë. 

Në Gjirokastër ka klasa që nuk arrijnë të kalojnë numrin maksimal të 5 nxënësve në histori-gjeografi apo gjuhë-letërsi , e ndërsa në Shkodër në degën e fizikës janë "0" regjistrime. Një nga shkaqet kryesore që Universitetet e rretheve kanë më pak studentë, ka të bëjë me dëshirën e të rinjve për të studiuar dhe jetuar në Tiranë, edhe pse kjo përkthehet në më shumë kosto ekonomike për ta dhe familjen e tyre.

Shpresat për drejtuesit e këtyre institucioneve janë në fazën e tretë të regjistrimeve, në fund të tetorit, në të kundërtën dega si matematika, fizika, gjuha italiane, teknologji- informacioni, fizika, histori-gjeografia, gjuhë-letërsia në këto fakultete janë të destinuara të mbyllen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:41
Ferra, shkurre... godina e filialit të Universitetit të Tiranës në Kukës e mbyllur edhe këtë vit akademik, drejt degradimit (VIDEO)

5 vjet pas mbylljes, godina e filialit të Universitetit të Tiranës në qytetin e Kukësit është braktisur dhe po shkon drejt rrënimit të plotë. Për 7 vjet aty studiuan disa qindra të rinj nga verilindja duke i dhënë qytetit gjallëri, ndërsa nga ana tjetër ulnin shpenzimet për familjet e tyre. Por sot në vend të studentëve aty ka vetëm ferra, shkurre e mbeturina dhe është lënë në harresë. Situata aktuale e objektit  është një kambanë alarmi se shumë shpejt ajo mund të degradojë, duke u kthyer në një objekt pa vlerë, për shkak të braktisjes. Banorët e qytetit të Kukësit, por edhe Hasit, Tropojës dhe Pukës, të cilët studionin në këtë filial, ngritën zërin për rihapjen e tij, madje edhe Bashkitë dhe Këshilli i Qarkut, por pa sukses. Filiali i Universitetit të Tiranës në Kukës u çel në vitin 2007 me një numër të kufizuar studentësh, por edhe pse vit pas viti numri i tyre erdhi në rritje, ai u mbyll në vitin 2014.

Ora 12:39
Dega histori-gjeografi dhe gjuhë-letërsi me klasa me nga 5 studentë, Gjirokastra 'shpresë' te faza e fundit e regjistrimeve

Katër degët matematika, fizika, gjuha italiane dhe teknologji- informacioni këtë vit nuk do të funksionojnë në universitetin e Gjirokastrës.Vendimi për mosfunksionimin e tyre është marrë që vitin e kaluar pasi nuk kishte asnjë student të regjistruar. Por edhe ky vit i ri akademik me një numër të ulet regjistrimesh 260 student, krahasuar me 315 të vitit të kaluar,  të cilët kanë preferuar degët ekonomi programet dy- vjeçare dhe infermieri .

Mesatarja 7.5 ka bërë që dega e mësuesisë të ketë shumë herë më pak regjistrime se vitet e kaluara e po ashtu edhe disa dege të tjera si histori-gjeografi, gjuhë-letërsi të kenë të regjistruar 2,3 apo edhe 5 studentë. Dy ditë më parë u mbyll faza e dytë e regjistrimeve dhe ka shpresa që panorama e kësaj situate të ndryshojë, deri në fazën e tretë.

Ora 09:26
Viti i ri akademik në Shkodër nis me lajm jo të mirë: '0' regjistrime te Fizika, drejt mbylljes dhe degët e mësuesisë (VIDEO)

Ky vit akademik në Shkodër ka nisur me një lajm jo shumë të mirë. Në raundin e parë, në degën e fizikës ka pasur "zero" regjistrime, çka mund të çojë edhe në mbylljen e kësaj dege. Në një deklaratë për mediat, rektori i Universitetit, Adem Bekteshi tha se edhe në degët e mësuesisë ka pasur shumë pak regjistrime, kjo për shkak të rritjes së mesatares dhe një politike të re nga qeveria për ata që priten të edukojnë brezin e ri. Ndërkohë, bëri të ditur se në nivelin Bachelor janë regjistruar për herë të parë 910 studentë.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Itali, arrestohen 1 pakistanez dhe 1 afgan për rrëmbim dhe dhunë seksuale, shpallet në kërkim shqiptarja

Itali, arrestohen 1 pakistanez dhe 1 afgan për rrëmbim dhe dhunë seksuale, shpallet në kërkim shqiptarja