Rama nis misionin në Ukrainë: Nuk premtoj mrekulli, synim armëpushimi! Kievi: Do hapim ambasadën në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ashtu sikur paralajmëroi në momentin e marrjes së detyrës, misionin e tij në drejtimin e Presidencës së OSBE-së e nisi nga Ukraina. Në cilësinë e kryetarit të zyrës së OSBE-së, Edi Rama nisi sot vizitën në Kiev, teksa takoi Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, kryeministrin Honcharuk, ministrin e Jashtëm Prystaiko dhe kryetarin e Parlamentit Dmytro Razumkov. Pas takimeve pati edhe një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm të Ukrainës.

Bisedimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit midis OSBE-së dhe Ukrainës, në punën e Misionit të posaçëm të monitorimit të OSBE-së (SMM) në Ukrainë, dhe në përpjekjet për një zgjidhje paqësore. Në Kiev, Rama do të takohet gjithashtu me stafin e SMM, Koordinatorin e Projektit në Ukrainë, dhe Përfaqësuesin e tij Special në Ukrainë dhe në Grupin e Kontaktit Trilateral. Ndërkohë që në datë 21 janar, pra nesër kreu i qeverisë shqiptare do të vizitojë Ukrainën lindore për të parë nga afër zonën e prekur nga konflikti. 

Ministri i Jashtëm ukrainas Vadym Prystaiko deklaroi se Kievi do të hapë ambasadën në Shqipëri. "Për shumë kohë kemi punuar që të hapim një ambasadë të Ukrainës në Tiranë dhe këtë vit do ta hapim e ky do të jetë një hap më shumë drejt marrëdhënieve më të afërta mes nesh" tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:54
Vizita në Kiev/ Rama takon Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE-së ka vijuar takimet në Ukrainë, ku së fundmi është takuar edhe me presidentin Volodymyr Zelenskiy.

Ora 15:05
Vizita në Kiev, Rama takon kryetarin e Kuvendit të Ukrainës

Gjatë vizitës që po zhvillon në Kiev, kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të Presidencës së OSBE-së për vitin 2020 është pritur nga Dmytro Razumkov, Kryetari i Kuvendit të Ukrainës. Edi Rama ka publikuar takimin në faqen e tij në Facebook, ndërsa pjesë kryesore e diskutimit ka qenë gjendja në lindje nga konflikti.

Ora 12:46
Rama nga Kievi: Nuk premtoj mrekulli, synim armëpushimi dhe ndihma e njerëzve (VIDEO)

Në konferencën për shtyp në Kiev me ministrin e Punëve të Jashtme Vadym Prystaiko, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk premton mrekulli në drejtimin e Presidencës së OSBE-së, por shtoi se do të bëjnë gjithcka për të shtuar njerëzit në terren për të ndihmuar njerëzit e pafajshëm që janë prekur nga ky konflikt. Synim, tha kryeministri shqiptar është arritja e një armëpushimi.

"Dua t'ju falenderoj për diskutimet e sinqerta dhe produktive. Pres me padurim të takohem me kryeministrin dhe presidentin dhe autoritete të tjera të larta gjatë ditës. Nuk është rastësi që Ukraina është vizita ime e parë si kryetar i Presidencës së OSBE-së, ajo reflekton rëndësinë e përpjekjeve për të zgjidhur krizën. Do të bëjmë maksimumin dhe do të inkurajojmë fort zbatimin e marrëveshjeve të Minskut.

1579521098_lideri.jpg

Ndërkohë që marrëveshjet, formatet po diskutohen dhe duke qenë se shumë kohë e ndoshta do të kërkohet, ajo cka mbetet thelbësore mbetet jeta e njerëzve dhe vështirësitë që të gjithë ata përballin duke jetuar në zonat e prekura nga konflikti. Aty është ku ne do të punojmë pa reshtur duke bërë gjithcka, pasi garantimi i ndalimit të të shtënave dhe një armëpushim i qëndrueshëm është jetik për jetën e njerëzve atje. Konflikti vijon të prodhojë viktima civile dhe kjo është e papranueshme. Kjo duhet të ndalet. Synimi ynë është ë sigurojmë armëpushim të plotë. Rruga është e gjatë drejt një paqeje të qëndrueshme dhe unë jam këtu për t'iu thënë se përfaqësuesi im i posacëm në Ukrainë do të të eksplorojë mënyrën si të ecë sa më mirë ky proces.

Ne ndajmë bindjen që kontributi që është dhënë nga misioni i monitorimit është unik dhe thelbësor për të ulur tensionet dhe rivendosur paqen. Unë ndava me ministrin për të mbështetur më shumë me një buxhet më solid për tu siguruar që ta luajë më mirë rolin e vet. Në Ukrainën Lindore dua të shoh personalisht situatën dhe ndikimin praktik në terren të misionit të monitorimit. Jemi të vendosur për të ndihmuar që të sjellin një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe të përmirësojmë jetët e atyre që janë prekur në mënyrë brutale nga konflikti.

Nuk jemi këtu për të premtuar ndonjë mrekulli, por e dimë se ka dicka që ne mund ta bëjmë më mirë se të tjerët, për të ndihmuar që të lehtësojmë sa shumë të jetë e mundur jetët e atyre që janë të pafajshëm" tha ai. Ministri i Jashtëm ukrainas Vadym Prystaiko deklaroi se Kievi do të hapë ambasadën në Shqipëri. "Për shumë kohë kemi punuar që të hapim një ambasadë të Ukrainës në Tiranë dhe këtë vit do ta hapim e ky do të jetë një hap më shumë drejt marrëdhënieve më të afërta mes nesh" tha ai.

Konferenca e plotë për shtyp
Ministri i Jashtëm ukrainas Vadym Prystaiko: Jemi shumë të lumtur t’ju mirëpresim këtu, në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Sot kemi një mundësi unike të flasim pas takimit tonë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë. Ai ka edhe dy pozicione të tjera aktualisht, pasi këtë vit ka marrë përsipër edhe pozicionin e Presidentit të OSBE-së. Do ju kërkoja që të tregoheni shumë diplomatikë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, pasi ai ka shumë takime sot. Së pari do të takohet me Kryeministrin tonë, pastaj Presidentin dhe më vonë me zyrtarë të tjerë të lartë dhe ka shumë për të diskutuar me ta.

Sigurisht kemi pasur mundësinë të nënshkruajmë negociata dypalëshe me delegacionin shqiptar, por edhe i kemi kushtuar më shumë vëmendje arritjeve që duhet të shënojmë këtë vit dhe sa më i mirë duhet të jetë progresi drejt rezolutës së paqes në Ukrainën lindore. Ne diskutuam me Kryeministrin Edi Rama si të ndërtojmë një bashkëpunim më të mirë brenda OSBE-së dhe pritshmëritë e Ukrainës nga veprimtaritë e OSBE-së dhe veçanërisht nga veprimtaritë e misionit special të monitorimit dhe kemi aplikuar formalisht për zgjatjen e këtij misioni në Ukrainë, jo vetëm për mandatin e tij, por edhe për zgjerimin e burimeve të saj njerëzore dhe financiare, në mënyrë që të shtohet eficenca e misionit këtë vit.

Kemi diskutuar edhe mbi një çështje delikate që ka të bëjë me marrëdhëniet me Federatën Ruse, zgjidhja politike e krizës, situata në lindje, Krimea.

Të gjitha këto çështje u diskutuan me kolegët tanë të OSBE-së. Besoj se ky vit do të jetë shumë i suksesshëm për OSBE-në dhe jam i sigurt që ne do të kemi marrëdhënie dypalëshe shumë të mira mes Ukrainës dhe Shqipërisë. Për shumë kohë kemi punuar që të hapim një ambasadë të Ukrainës në Tiranë dhe këtë vit do ta hapim e ky do të jetë një hap më shumë drejt marrëdhënieve më të afërta mes nesh.

Edi Rama: Së pari e mbi të gjitha, në emër të të gjithë delegacionit dua t’ju shpreh mirënjohjen për mikpritjen kaq të ngrohtë dhe dua gjithashtu t’ju falenderoj për diskutimin e çiltër e shumë produktiv. Sigurisht pres me kënaqësi të takoj Kryeministrin dhe Presidentin, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë më vonë.

Nuk është rastësi që vizita ime e parë zyrtare si President i OSBE-së është në Ukrainë dhe reflekton rëndësinë e madhe që i jap adresimit të krizës në dhe rreth Ukrainës. Në këndvështrimin tim, kjo mbetet çështja më kryesore për sigurinë dhe stabilitetin në Europë sot. Do bëjmë më të mirën tonë që të garantojmë respektimin e parimeve të OSBE-së dhe angazhimit të saj, e sigurisht do të inkurajojmë fort zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut, në mbështetje të përpjekjeve nga Grupi Trepalësh i Kontaktit, si dhe procesit të Formatit të Normandisë. 

Ndërkohë që marrëveshjet e kontaktit dhe të Formatit po diskutohen prej kohësh e mbase do na duhet ende shumë kohë, ajo që mbetet thelbësore, çdo ditë është jeta e njerëzve dhe vështirësitë me të cilat duhet të përballen të gjithë ata që jetojnë në zonat e konfliktit. Aty do të punojmë pandërprerë, për të bërë çdo gjë të mundur sepse duhet të garantojmë ndalimin e zjarrit dhe armëpushimi i qëndrueshëm është absolutisht jetësor së pari e më e rëndësishmja për jetën e njerëzve. Konflikti vazhdon të marrë jetën e qytetarëve të pafajshëm dhe kjo është e papranueshme dhe kjo duhet të ndalojë. Prandaj qëllimi ynë, së pari e mbi të gjitha është të garantojmë armëpushim të plotë e të qëndrueshëm.

Rinisja e dialogut të nivelit të lartë dhe rezultatet e Samitit të Normandisë janë hapa në drejtimin e duhur. Megjithatë ka ende shumë për të bërë dhe të gjithë e dimë që rruga drejt paqes së qëndrueshme është e gjatë. E dimë të gjithë. Dhe jam këtu për t’ju thënë që përfaqësuesi im special në Ukrainë dhe në Grupin Trepalësh të Kontaktit, Ambasadori Heidi Grau do të hulumtojë me pjesëmarrësit mënyrën më të mirë për të ecur para.

Ndamë me ministrin bindjen që kontributi i dhënë nga gratë e burrat e përkushtuar të misionit special të monitorimit nga OSBE në Ukrainë është unik dhe thelbësor në uljen e tensionit dhe nxitjen e paqes dhe unë ndaj me ministrin nevojën për ta forcuar e mbështetur më shumë me një buxhet më të fortë e për t’u siguruar që ky mision special i monitorimit jo vetëm vazhdon të luajë rolin e tij, por e luan rolin e tij edhe më mirë dhe me kapacitet më të madh dhe me mbështetje teknologjike.

Shpresoj shumë të mbajë koha e të na lejojë ta përfundojmë këtë vizitë me një udhëtim drejt Ukrainës lindore, ku dua të shoh me sytë e mi situatën e sigurisë dhe atë humanitare në zonat e ndikuara nga konflikti dhe ndikimin praktik të SMM në terren.

Në mbyllje, më lejoni t’ju siguroj edhe njëherë për vendosmërinë dhe përkushtimin tim dhe të të gjithë skuadrës së njerëzve të OSBE-së për të ndihmuar që të sjell rezolutën e paqes në këtë konflikt dhe mundësisht të përmirësojmë jetën e personave të ndikuar brutalisht nga ky konflikt.

Rama, cilat do të jenë prioritetet tuaja si Presidenti shqiptar në OSBE-së për të lehtësuar jetesën e popullsisë që banon në zonat e konfliktit këtu në Ukrainë?
Edi Rama: Sinqerisht, ky është thelbi i misionit tonë, sepse jemi të ndërgjegjshëm që ka shumë aktorë të mëdhenj dhe praktikisht, shumë të tjerë që bëjnë përpjekje në nivelet e larta të këtij konflikti, por jo shumë prej saj përqendrohet në njerëzit e thjeshtë, në banorët që duhet të jetojnë në këtë konflikt e të vuajnë pasojat. Ndihemi shumë të nderuar që mund të bëjmë gjithë ç’duhet e ç’mundemi për ata. Me shumë kënaqësi dëgjova prej ministrit vetë sa shqetësim ka nga ana e Ukrainës për pikërisht njerëzit e thjeshtë dhe sa vëmendje e përpjekje kanë bërë autoritetet ukrainase dhe duan të vazhdojnë të bëjnë në adresimin e këtyre vështirësive.

Nuk jemi këtu për të premtuar ndonjë mrekulli, e dimë shumë mirë që kjo është një krizë shumë e ndërlikuar dhe jemi këtu sepse e dimë edhe që ka diçka që mund ta bëjmë më mirë se të tjerët për të ndihmuar të lehtësojmë sa më shumë të jetë e mundur jetët e atyre që janë në terren dhe janë plotësisht të pafajshëm e nuk e meritojnë të vuajnë pasojat dhe brutalitetin e këtij konflikti. Ky është prioriteti ynë kryesor, të ndryshojmë sa mundemi gjendjen në terren, ndërkohë që formulat dhe kontaktet dhe fjalët e mëdha sillen rrotull dhe mundësisht arrijnë rezultate më të mëdha. Ne duam ta nisim me këtë ndryshimin, sa më shumë të mundemi, do bëjmë më të mirën tonë. Kemi njerëz shumë të zotë në terren, do bëjmë gjithë ç’mundemi për të vënë më shumë njerëz në terren, më shumë burime dhe do të luftojmë për këtë, siç është kërkuar edhe nga ministri dhe qeveria e Ukrainës, sepse kjo ka të bëjë me njerëzit dhe njerëzit janë më të rëndësishmit.

Ora 11:13
Vizita në Kiev si kryetar i OSBE-së/ Rama takohet me Kryeministrin e Ukrainës, Oleksiy Honcharuk (VIDEO)

Pasi Shqipëria mori kryesinë e OSBE për 2020-ën, kryeministri Edi Rama ka nisur axhendën e takimeve, ku ditën e sotme është në Ukrainë. Me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama njofton që sapo është takuar me Kryeministrin e Ukrainës, Oleksiy Honcharuk. Në video Rama përshëndetet me Honchark dhe më pas largohet për të vijuar axhendën e mëtejshme.

Ora 09:13
Rama takohet në Kiev me Ministrin e Punëve të Jashtme, Vadym Prystaiko (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të Presidencës së OSBE ka nisur sot vizitën e tij të parë në Kiev të Ukrainës, ku është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Vadym Prystaiko.

Rama ka postuar edhe një video në rrjetet sociale ku bashke me ekipin e tij takohet me Prystaikon.

Kryeministri Rama më pas pritet të zhvillojë takim në Kiev edhe me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Ora 08:20
Dëbora i uron mirëseardhjen, Rama nis misionin në Ukrainë i buzëqeshur (VIDEO)

Kryeministri Rama ka postuar një video mëngjesin e sotëm nga Kievi ku ka nisur axhendën e takimeve si kryetar i Presidencës së OSBE-së. I shoqëruar nga delegacioni dhe ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, e para që i ka uruar mirëseardhjen kreut të qeverisë shqiptare ka qenë dëbora. "Ditë takimesh me autoritetet e larta të vendit në cilësinë e Kryetarit në Detyrë të OSBE - Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me ministrin Vadym Prystaiko" shkruan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kajmaku: 21/01/2020 04:07

    O yll, o drite...vate deri ne Ukrahine...ate komunitetin shqiptar pse se poqe nje cike. Loqe

    Përgjigju
  • Nick: 20/01/2020 13:59

    Mr Edi are you going to help Albania fighting government corruption and criminality.They are more people killed in Albania without war then Ukraine's war protecting their country territory's from Russia.

    Përgjigju
  • Vlonjati Pjella Lushnjarit: 20/01/2020 11:39

    Bab Dud Ismaili, baba kombit!

    Përgjigju
  • Arben: 20/01/2020 11:33

    Punë të mbar

    Përgjigju
  • Selenice: 20/01/2020 11:19

    O shkoku kryeminister a e shikone si e ka ruajture me fanatizem hapsiren e sheshit Ukraina se ne dhe atë perle qe na lane italianet e shkaterruam. E dhunuam sheshin Skenderbej gjith atë hapsire qe nuk e ka asnjë kryeqytet ballkanik?!

    Përgjigju
  • Sotiri: 20/01/2020 10:23

    Me ne fund, endrra e nje manjaku realitet. Mirese brenda vendit, por tani duhet me degju e shiku se ca ben ky jashte vendit. Eh mor Bushat i mjere, te dogjen si minister vetem per pak kapadaillek te shefit.

    Përgjigju
  • Emi: 20/01/2020 09:45

    Rama te rregulloj shpin e vete se e ka cop cop.

    Përgjigju
  • Il Qemali: 20/01/2020 09:26

    O "Qemali"yne, ke nje mije probleme ne shtepine tende, O fasade e ndryshkur.

    Përgjigju
  • ger: 20/01/2020 09:11

    o shoku kthehu ne shqiperi, se u pergjysmuan njerzit nga vrasjet.

    Përgjigju
  • Kafsha: 19/01/2020 21:44

    Me shallvaret osmane e mjeker talebane do shkojë?

    Përgjigju
  • Sali Bollati-SHQIPTAR ÇAM: 19/01/2020 20:10

    Rama para se te zgjidhi konfliktin Rusi-Ukraine; duhet qe Greqia te heqi Ligjin e luftes 80 vjecare me Shqiperine. Pastaj te shtroi ZGJIDHJEN E PROBLEMIT TE ÇAMERISE SHQIPTARE; DUKE DENUAR GENOCIDIN GREK NDAJ SHQIPTAREVE TE ÇAMERISE ME 1944-45

    Përgjigju
  • ETHEM LALAJ: 19/01/2020 19:30

    Te lumt Edi Rama.Jepi drejtim OSBE ne nje vit pune-shume ne Shqiperi e ne Europe. -Je njesh ndaj Europa te miratoi ne drejtimin e OSBE. -Dhe Saliu e sabotoi ne 2012 nga halli se zemeronte Serbine. -Jepi zgjidhje edhe Kosove-serbi.etj.

    Përgjigju
    • Fati: 20/01/2020 08:31

      Pune te mbare! Me ne fund Shqiperia po hyn ne udhen e vendeve normale qe do u degjohet zeri.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet