Vizita e presidentit në SHBA, analisti Andoni: Meta e Kryemadhi kanë humbur formacionet, po mundohen të gjejnë rrugën e së ardhmes në politikë, LSI në nivelet më të ulëta

Vizita e fshehtë e presidentit Ilir Meta në SHBA ditët e fundit bashkë me Monika Kryemadhin sipas analistit Ben Andoni është një përpjekje e madhe e tyre për të gjetur rrugën e së ardhmes së  në politikë si dhe për ti dhënë një kanalizim të ri LSI.

"Besoj se kjo që po bëjnë është një përpjekje shumë e madhe fillimisht për të pastruar dhe për të gjetur rrugët e të ardhmes së zotit Meta që me çfarë shoh janë ngushtuar shumë dhe e dyta për të gjetur element të ri për të ardhmen e tyre politikë. Koha do të tregojë shumë gjëra por këto dihen. Të gjejnë një lloj frymëmarrje të re për të ardhmen e tyre politike dhe për ti dhënë një kanalizim të ri lsi që unë besoj që nuk do e ngrejë më kokën në drejtimin e tyre, as nëse Meta shkon në krye të saj", tha Andoni në Report TV.

Ndërkaq deklaron se të dy kanë humbur shumë sa i përket formacionit të tyre që sipas analistit ishte mënyra si mbijetonin në politikën shqiptare. LSI nënvizon Andoni është në nivelet më të ulëta të besimit.

"Të dy kanë humbur jashtëzakonisht, e para sa i përket formacionit të tyre, formacioni ishte mënyra se si ata mbijetonin në politikën shqiptare sepse në politikë smund të mbijetosh si individ duhet të kesh një formacion. Të dy treguan se këta formacion për shkak se ishte parti familjare e kanë shtyrë në nivelet më të ulëta të besimit", shtoi analisti.

Meta është në kreditet e tij më të ulëta shtoi më tej Andoni duke nënvizuar se kjo dallohet qartë dhe nga regimet e qytetarëve. Sipas tij Meta e ka të pamundur të fitojë kreditet e mëparshme.

"Të dy janë të interesuar për fatin e Metës i cili është në kreditet e tij më të ulëta, e ka të pamundur të fitojë kreditet e dikurshme dhe e dyta të ardhmen e formacionit të tij që sdo ngrejë krye. Të shohësh regimet që ka populli shqiptar për ata ti kupton se ata prej kohësh janë shmangur nga shikimi i politikës shqiptare, sot interesi më i madh është te deklaratat e zotit Koçi. Më shumë sesa çfarë bën meta në SHBA", shtoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh