Vjedhja, Arvizu: Drejtimi i BSH kishte
të meta, procesi të mos politizohet

Vjedhja, Arvizu: Drejtimi i BSH kishte<br />të meta, procesi të mos politizohet
KORÇE - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka kërkuar politikës shqiptare të bashkëpunojë për të zgjidhur situatën e krijuar në Bankën e Shqipërisë, pas vjedhjes së 713 milionë lekëve.
 
Nga Pusteci, Aleksandër Arvizu bëri thirrje që i gjithë procesi mos të jetë i politizuar.
Ai ka theksuar se situata aktuale sigurisht që është dëshmi e keqadministrimit të Bankës së Shqipërisë dhe të metave të sistemit, por sipas tij zgjidhja e kësaj situate dhe zgjedhja e një guvernatori të ri varet nga vullneti politik.  
 
“E rëndësishme është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do donin qe procesi të jetë i depolitizuar. Kjo është e rëndësishme edhe për çështjen e hetimit, i cili do të vijojë por pa pasur injeksionin e politikës. Përsa i takon qeverisjes së administrimit në Bankën e Shqipërisë, ndonëse informacioni është akoma duke ardhur duket qartë se ka patur të meta, boshllëqe sa i takon administrimit të Bankës. Dhe këto duhet të adresohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyra që do restaurojnë besimin e qytetarëve në integritetin e  operacioneve apo veprimeve  të Bankës’, u shpreh kryediplomati amerikan.
 
I pyetur për Guvernatorin e ri, pas arrestimit të Fullanit ambasadori amerikan tha se duhet të gjendet një person që të marrë përgjegjësi. Ai theksoi se dhe një Guvernator i huaj nuk do të ishte keq pasi në Shqipëri ka mendim pozitiv për të huajt.

“Sa i takon zgjedhjes së guvernatori të ri, Këshilli Mbikëqyrës është e rëndë që të gjejë persona kompetent, të kualifikuar që të jenë përgjegjës, që japin përgjigje dhe marrin përgjegjësi për veprimet e tyre. Banka luan rol kritik në stabilitetin dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë, dhe ka shenja të rimëkëmbjes ekonomike. Ne e mbështesim këtë por duhet te ketë veprim të normalizuar të Bankës. Kam dëgjuar disa spekulime në lidhje me këtë besoj që fokusi duhet të jetë mbi personin e duhur për punën. Duhet të jem i qartë në këtë, kur bëhet fjalë për shqiptarë të kualifikuar nuk mendoj në fakt që ka me pakicë shqiptar të kualifikuar. Me mendjen time mund të flas për 6 persona të majtë dhe 6 të djathtë, por nuk do t’i them cilët janë, por mendoj se do ishin shumë të aftë. Pra pyetja është, a është politika shqiptare e përgatitur që të shikojë te shqiptarët e kualifikuar dhe të punojnë së bashku në interes të vendit. Nëse janë të gatshëm ta bëjnë këtë, po ka kandidat shqiptarë. Nëse nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë në përgjithësi përvoja ime më ka mësuar, se të huajt janë më objektiv dhe nuk janë subjekt i disa marrëzirave që ndodhin këtu në Shqipëri”, tha Arvizu.

Më herët ambasadori Arvizu ka qenë edhe në gjykatën e  Faktit në Korçë ku së bashku me presidentin Bujar Nishani dhe personalitete të tjerë të drejtësisë e politikë, kanë prezantuar projektin "Drejtësi pa vonesa"
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'