Vjedhja e makinës në Rinas, Bledi Haka dyshohet organizatori kryesor! Çau çelësin e derës dhe e ndezi me program kompjuterik! 2 ‘Range Rover' të tjerë u vodhën në Vorë

Ky që shihni në këtë foto është Bledi Haka, 42 vjeç, person me precedent penalë. Pak ditë më parë, ai hyri brenda rrethimit të aeroportit të Rinasit dhe u drejtua tek parkingu me mision vjedhjen e një makine. I riu, që mban në krah një çantë marsup futet në parking dhe pikas një automjet “Range Rover” në pronësi të një biznesmeni nga Elbasani, i cili ishte larguar jashtë vendit.

Autori arrin të çajë pjesën e çelësit të makinës dhe futet brenda. Burime pranë policisë i thanë Report Tv se 42-vjeçari ndezi makinën dhe u largua, por u kujdes që të ndezë një pajisje bllokues GPS-i, e cila e bëri të vështirë gjurmimin e policisë. Makina u gjet më vonë pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë, në të gjithë itinerarin që kishte kryer hajduti, i cili e parkoi në garazhin e një pallati në zonën e Astirit. Hetuesit dyshojnë se makina do të përdorej në vijim nga Haka për ngjarje kriminale.

Atë ditë u shpall në kërkim pronari i garazhit Ernis Morinaj, i cili dyshohet bashkëpunëtor, por policia ende nuk ka arritur ta lokalizojë. Ai dhe Bledi Haka nuk rezultojnë të kenë dalë jashtë territorit të Shqipërisë, referuar sistemit TIMS. Burime të policisë bëjnë me dije se javët e fundit rezultojnë të vjedhura edhe dy makina të tjera “Range Rover” në territorin e Komisariatit të Vorës. Bledi Haka rezulton me precedent të theksuar kriminalë të mëparshëm.

Në maj ai 2020 u arrestua bashkë me një person tjetër pasi policia i gjeti armë me vete. Një vit më herët në 2019-ën iu gjetën armë dhe para në makinë, ndërsa në 2012-ën Bledi Haka mbeti i plagosur në ambientet e një lokali në Tiranë, pas një sherri masiv mes disa personave për shkak të një borxhi bastesh. Përdorimi i makinave të vjedhura në ngjarje kriminale është kthyer në një fenomen shqetësues pasi në shumicën e rasteve vonon zbardhjen e ngjarjeve kriminale por shpesh pamundëson edhe zbulimin e tyre.  

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/06/2023 01:50

    Bashke me hajdutin eshte shpallur ne kerkim dhe pronari i garazhit ku u fsheh makina,i cili mund,por edhe mund te mos e dije origjinen e mjetit,ose menyren si eshte pervetesuar,por si nuk ka asnje akuze per personat qe merren me sigurine e parkingut te Rinasit?! Si lejohet nje i panjohur te hyje pa asnje kontroll ne parkingun e Rinasit e per me teper,lejohet te largohet me nje makine te vjedhur?! Ky sot ishte nje hajdut i rendomte,por shume mire mund te kishte qene nje hajdut i sofistikuar si ata qe vodhen parate ne Rinas,apo largqofte ndonje terrorist me synime me te erreta.Duket qe garazhi i Rinasit qenka han pa porta!

    Përgjigju
  • Dibra: 14/06/2023 23:02

    Akoma me kete pune merresh o Ed Haka??

    Përgjigju
  • Shqiptari: 14/06/2023 18:41

    3 here i arrestuar per vrpra pensle qe shkojne deri ne 20 vjet, a Prokurori ahh mjer ky vend clo heq nga keta mostra Gjygjtar te pa afte e te pa moraleshem

    Përgjigju
    • Lenci: 15/06/2023 10:44

      Ne 2019 ky hajduti u kap me pistolet, kokain, hashash , disa thika, bllokues valesh, disa karta identiteti te shteteve te ndryshme, dhe ka ba 29 dite burg jo me shume. Fale vete policis dhe prokuroris.

  • Paloka: 14/06/2023 16:11

    Ligji per armbajtje pa leje me duket se eshte deri ne 7 vjet!Banditat & Prokuror duhet te penalizohen dhe ne burg te shkojne per mos zbatimin e ligjit! Ministi i drejtesise duhet ta marri seriozisht per keto monstra te drejtesise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Veshur bluzën 'lironi liderin e opozitës', Meta sulmon SPAK poshtë ballkonit të Berishës dhe ia merr këngës

Veshur bluzën 'lironi liderin e opozitës', Meta sulmon SPAK poshtë ballkonit të Berishës dhe ia merr këngës