Pas skandalit në Pashaliman/Zbulohet vjedhja e armëve në repartin e Mulletit

Pas vjedhjes se armëve në Pashaliman mësohet se një tjetër vjedhje armësh është konstatuar këtë herë në një magazinë në Ministrinë e Brendshme.

Burime për shqiptarja.com mësojnë se magazina që është vjedhur është ajo në Qendrën e Furnizimit të Materialeve Teknike tek zona e ish-repartit 100 në Mullet.

Mësohet se nga kontrolli që ka ushtruar policia në magazinën e bazës së këtij reparti ushtarak në muajin dhjetor ku veç të tjerash aty mbahen edhe armë, policia gjatë kontrollit të auditit ka vënë re mungesën e 2 armëve pistoletë tip i fundit, fishekë si dhe karikatorë, shkopinj gome edhe materiale të tjera.

Foto nga reparti i Mulletit

Mungesa e armëve është vënë re në muajin dhjetor të vitit të 2018-ës gjatë rikostruksionit të objektit, ndërkohë që policia ka filluar hetimet në lidhje me këtë rat për të zbuluar se kush janë autorët që lidhen me këtë ngjarje dhe për të verifikuar kohën e saktë kur ka ndodhur vjedhja.

Ndërkohë, ky është rasti i dytë, pasi atij të shënuar në  11 janar të këtij viti, ku ndodhi vjedhja e armëve në bazën ushtarake në Pashaliman të Vlorës ndërsa për këta ngjarje janë arrestuar disa persona, 2 roje dhe 2 përgjegjës me akuzën 'shpërdorim detyre' dhe 'dëmtim të aseteve ushtarake'. Ushtarakët që janë arrestuar për ngjarjen, konkretisht janë; Edlir Nelaj 42 vjeç përgjegjës,e Lesko Ramosaçaj 52 vjeç, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç roje (Lexo këtu)

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete