Vjedhje dhe kanosje me armë, arrestohen 5 persona në 24-orë në Sarandë

Vjedhje dhe kanosje me armë, arrestohen 5 persona në 24-orë në Sarandë

SARANDË- Gjatë 24-orëve të fundit policia e Sarandës ka vënë në pranga 5 persona për vepra penale të ndryshme. Konkretisht në Himarë janë arrestuar tre persona të cilët akuzohen për 'vjedhje në bashkëpunim'. Ata janë, P. Xh., 23 vjeç, K. Xh., 21 vje, D. H., 31 vjeç, të tre  banues në Dhërmi. Këta tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lokalin e  V.C në Dhërmi, kanë vjedhur një sasi parash prej 50.000 lekë të rinj.

Ndërkohë një tjetër person është arrestuar në Sarandë i cili akuzohet për "Vjedhje me dhunë", "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". I arrestuari është  P. S., 18 vjeç, banues në Ksamil.

Arrestimi i tij u bë pasi 18-vjeçari bashkë me shokun e tij dyshohet se kanë kanosur me thikë shtetasin D. P., për motive të dobëta, duke i marrë këtij të fundit 2500 lekë të rinj. Në momentin e kapjes në flagrancë, 18 vjeçarit iu gjet në trup një sasi e vogël lënde narkotike kanabis sativa dhe një dorezë metalike prej hekuri.

Po ashtu në Sarandë është arrestuar edhe një 39-vjeçar E.G, i cili akuzohet për vjedhje. Arrestimi i tij u bë pasi 39-vjeçari  dyshohet se në një supermarket në lagjen nr.4 Sarandë, ka vjedhur një kompresor ajri me vlerë 20.000 lekë të rinj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenicë: 25/08/2019 18:07

    Labëri o trëndelinë Labëri për ty të pimë, Ngrejm dolli o për gjoksgropët trima Këngt e Maos shkojn e vinë..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast