VIDEO/Vjedhje kasafortash, bizhu dhe mijëra euro, pranga dy 'skifterëve' nga Fushë-Kruja (SKEMA+VJEDHJET)

TIRANË- Pas një hetimi disa mujor, policia ka zbardhur dhe dokumentuar shtatë raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa.

Për këto vjedhje janë identifikuar edhe kapur dy autorët: Kastriot Xhixha, 42 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili u arrestua në flagrancë duke kryer një vjedhje në Durrës dhe G. A., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë i shpallur në kërkim.

Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje duke hapur derën kryesore me një mekanizëm të përshtatuar për hapjen e çdo lloj dere pa shkaktuar dëmtim të bravës.

Momentet kur dy autorët nxjerrin kasafortën jashtë pallatit

Vjedhjet e dy ‘skifterëve’:

- 13 000 euro dhe një kasafortë në banesën e shtetases Y. S., më datë 11.09.2018 në rrugën Shyqyri Berxolli.

- vjedhjen e disa bizhuterive të çmuara në banesën e shtetasit P. C, më datë 13.08.2018 në rrugën “Reshit Çollaku”.

- vjedhjen e 15 milion lekë të vjetra dhe disa bizhuterive floriri në banesën e shtetases Z. D., më datë 21.07.2018 në rrugën “Bogdanët”.

- vjedhjen e disa orave dore floriri dhe bizhuterive në banesën e shtetasit F. Sh., më datë 18.06.2017 në rrugën “Maliq Muço”.

- vjedhjen e 6 milion e 600 mijë lekë të vjetra dhe 10 000 euro në banesën e shtetases E. Ll., më datë 08.04.2017, në rrugën e “Barrikadave”.



- vjedhjen e 4 500 euro dhe 16 milionë lekë të vjetra në banesën e shtetasit L. Sh., më datë 09.09.2016 në rrugën “Fortuzi”.

-vjedhjen r 50 milion lekë të vjetra në banesën e shtetases N. V., më datë 25.11.2016, në rrugën ”ReshitÇollaku”.

Tiranë - Finalizohet operacioni policor i koduar “Precious“.

Operacioni pas një hetimi disa mujor nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Zbardhen dhe dokumentohen shtatë raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa.

Identifikohen dy autorët e vjedhjeve, shtetas këta me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Njëri prej autorëve i kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit, ndërsa autori tjetër shpallet në kërkim nga Policia.

Komisariati i Policisë Nr.3 pas një pune të mirëorganizuar hetimore disa mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dokumentoi dhe zbardhi shtatë raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa në periudha të ndryshme kohore duke identifikuar dhe autorët e tyre, shtetasit :

- Kastriot Xhixha, 42 vjeç, banues në Fushë Krujë i arrestuar në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit.

- G. A., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë i shpallur në kërkim nga Policia (të dy me precedent penal në fushën e vjedhjes). 

Keta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje kasafortash e sendesh me vlerë në banesa duke hapur derën kryesore me një mekanizëm të përshtatuar për hapjen e çdo lloj dere pa shkaktuar dëmtim të bravës .

Nga puna hetiomore e kryer është dokumentuar me prova ligjore se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve të mëposhtme :

- vjedhjes së shumës prej 13 000 në euro dhe të një kasaforte në banesën e shtetases Y. S., më datë 11.09.2018 në rrugën Shyqyri Berxolli.

- vjedhjes së disa bizhuterive të çmuara në banesën e shtetasit P. C, më datë 13.08.2018 në rrugën “Reshit Çollaku”.

- vjedhjes së 15 milion lekë të vjetra dhe disa bizhuterive floriri në banesën e shtetases Z. D., më datë 21.07.2018 në rrugën “Bogdanët”.

- vjedhjes së disa orave dore floriri dhe bizhuterive në banesën e shtetasit F. Sh., më datë 18.06.2017 në rrugën “Maliq Muço”.

- vjedhjes së 6 milion e 600 mijë lekë të vjetra dhe 10 000 euro në banesën e shtetases E. Ll., më datë 08.04.2017, në rrugën e “Barrikadave”.

- vjedhjes së 4 500 euro dhe 16 milionë lekë të vjetra në banesën e shtetasit L. Sh., më datë 09.09.2016 në rrugën “Fortuzi”.

-vjedhjes së 50 milion lekë të vjetra në banesën e shtetases N. V., më datë 25.11.2016, në rrugën ”ReshitÇollaku”.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ‘‘Vjedhje e kryer në bashkëpunim“ të parashikuar nga nenet 134/3/25 të Kodit Penal

Momentet kur dy autorët nxjerrin kasafortën jashtë pallatit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë