Vjen ndihma nga SHBA në luftën kundër koronavirusit, Manastirliu: Miku i mirë njihet në ditë të vështira

Vjen ndihma nga SHBA në luftën kundër koronavirusit, Manastirliu: Miku i mirë njihet në ditë të vështira

TIRANE-Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Shqipërisë ndihmat e para në luftën kundër koronavirusit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Twitter momentin kur ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim i dorëzon ndihmat, që janë mjete për mbrojtjen e personelit shëndetësor, maska e veshje.

Manastirliu ka vlerësuar ndihmën e Amerikës. "Një mik në nevojë është një mik i vërtetë! Miku i mirë njihet në ditë të vështira! Faleminderit ambasadës së SHBA në Tiranë. Ne jemi bashkë në këtë luftë kundër COVID19" shkruan ministrja e Shëndetësisë.

Jam krenare që mbikëqyra dhurimin e pajisjeve personale të mbrojtjes nga programi për Asistencë Humanitare i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara për aleaten tonë Shqipërinë, për të ndihmuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në mbrojtjen e punonjësve të shëndetit në vijën e parë” shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Përpos mjeteve për mbrojtjen e personelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar dhurimin edhe të 30 mijë testeve në luftën kundër përhapjes së koronavirusit. Ndërkohë që edhe BE e Kina ndihmuan Shqipërinë me teste në luftën kundër koronavirusit

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti 2: 10/04/2020 20:34

    Ueeee sa shume ndihma na paska sjell USA!Plot 10 kutija e gjys!Flm usa hahaha

    Përgjigju
  • Emi: 09/04/2020 17:15

    Sa te kete shqipnina hajna ska me ba nje dite te mir.

    Përgjigju
  • ibro: 09/04/2020 16:58

    jo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet