Vjosa Osmani intervistë për CNN: Serbia të shkëputet nga trashëgimia e Millosheviçit dhe ta pranojë pavarësinë e Kosovës! SHBA na ka përkrahur gjithmonë

Vjosa Osmani intervistë për CNN: Serbia të shkëputet nga trashëgimia e Millosheviçit dhe ta pranojë pavarësinë e Kosovës! SHBA na ka përkrahur gjithmonë

Gazetarja Becky Anderson dhe presidentja Vjosa Osmani

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka thënë se arsyeja kryesore që Kosova dëshiron anëtarësimin në NATO, është çështja e sigurisë.

Në një intervistë për CNN, për gazetaren e njohur Becky Anderson, Osmani, ka kujtuar kohën gjatë viteve ’99, kur NATO kishte ndërhyrë për të mbrojtur popullin e Kosovës i cili ishte viktimë e gjenocidit të Millosheviçit

“Nuk është e rëndësishme vetëm për vendin tim. Të jesh në NATO do të thotë të jesh i sigurt. Pra praktikisht arsyeja kryesore që populli i Kosovës për shkak të sigurisë. Por gjithashtu, për shkak se ne nuk e shohim NATO-n thjesht një makinë ushtarake, ne e shohim NATO-n si makinë të bazuar në vlera. Në vitin ’99 NATO nuk ka qëndruar “duarkryq”  derisa populli i Kosovës po shtypej dhe në të njëjtën kohë ishte viktimë e gjenocidit nga forcat e Millosheviçit”, ka thënë Osmani në një intervistë për CNN.

“Natyrisht se viti 1999 është shembull se si kur bota dhe demokracia qëndrojnë të bashkuara e udhëheqin një popull drejt pavarësisë.”, deklaroi Osmani.

E pyetur se a e përkrahin Kosovën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtarësimin e Kosovës në NATO, presidentja ka thënë se “po”

“Ne jemi absolutisht optimistë që Uashingtoni e përkrah e Kosovën, sepse Uashingtoni gjithmonë e ka përkrahur e Kosovën”, ka thënë Osmani.

Sa i përket marrëveshjes me Serbinë, presidentja, ka thënë se Serbia duhet të shkëputet nga gabimet e saj në të kaluarën dhe të kuptojë që pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm.

“Është e qartë se njohja reciproke është në qendër të dialogut për Kosovën dhe Serbinë, dhe sa më shpejt që Serbia të kuptojë se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm, aq më mirë për ta po ashtu për paqen dhe stabilitetin, paqen dhe stabilitetin afatgjatë për gjithë rajonin. Kështu që unë shpresoj se Serbia do të shkëputet dhe do të merret me gabimet e saj, por më e rëndësishmja do të shkëputet nga trashëgimia e Millosheviçit”, ka vijuar tutje Osmani.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 02/07/2022 14:49

    E TERE ESHTE LLAFOJSE TE THEMI SY E FAQE PER TE FUTUR NEN HIJE ???? TENDE. KUFIRI DUHET VAJTUR TEK MOLLA E KUQE...NE TE KUNDERTEN KOSOVA SI KRAHINE E SHQIPERISE S'DUHET NJOHUR SERBINE SI SHTET.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura