Projektiligji/ Ibrahimaj: Punëdhënësit me numër të lartë punonjësish duhet të punësojnë persona me aftësi të kufizuar, ndryshe paguajnë te Fondi i Punësimit

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije sot një projektligj që do të nxisë punësimin. Ndryshimet në ligjin 'Për nxitjen e punësimit, që janë miratuar ditën e sotme, detyrojnë të gjitha punëdhënësit, që të punësojnë persona me aftësi të kufizuar. Ministrja u shpreh se kjo procedurë do të jetë aktivë në janar të vitit 2024.

"Miratuam një ndryshim një ligjin për nxitjen e punësimit, vendosjen e barazisë për çështjet sociale. Lidhet me fondin social të punësimit, të gjithë bizneset me numër të lartë të punësuarish duhet me detyrim të punësojmë persona me aftësi të kufizuar. Kjo bëhet fjalë për të gjithë punëdhënësit që kanë numra të lartë punësuarish. Do japim një procedurë, që do jetë aktive që nga janari 2024. Do i japim kohë administratës tatimore qoftë bizneseve që zbatimin e këtij ligji. Do duhet të punësojnë persona me aftësi të kufizuar, ose të paguajnë me kontribute sa paga minimale për çdo person që nuk marrin në punë persona me aftësi të kufizuar", tha Ibrahimaj

Projektligji thotë se punëdhënësit që nuk e respektojnë këtë rregull do të detyrohen të derdhin kontirbute në  Fondin Social të Punësimit. 

“Punëdhënësi, i cili nuk punëson numrin e përcaktuar të personave, sipas pikës 1, të këtij neni, derdh një kontribut për llogari të Fondit Social të Punësimit, në masën e 100 për qind të pagës minimale në shkallë vendi, për çdo muaj, për çdo person që i përket grupeve të përcaktuara në nenin 3, pika 4, shkronja “c”, të këtij ligji, që ai duhet të kishte punësuar, sipas këtij neni. Kontributi derdhet nga punëdhënësi dhe pasqyrohet në listëpagesën mujore të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të deklaruar në sistemin on-line të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, institucion i cili luan rolin e agjentit tatimor për mbledhjen e kontributit. Procedurat dhe mënyra e derdhjes së kontributit përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat”, thuhet në projektligj.

Kujtojmë se në ligjin shqiptar thuhet se  çdo punëdhënës duhet të punësojë patjetër një person me aftësi të kufizuara ndër 25 punonjësit e parë dhe një tjetër për çdo 50 punonjës të tjerë të ndërmarrjes.

Edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit listoi një sërë zhvillimesh te reja. Ministrja tha se shumë shpejt do të ketë shkolla artistike në të gjithë vendin. Gjithashtu, ajo u shpreh se do në bashki do të ketë një “trup” të posaçëm mësuesish të gatshëm gjithnjë si zëvendësues. Kjo do të kursejë shumë kohë tha ministrja.

E pyetur nëse ministria e Arsimit ‘ka dështuar’ pas zgjeroi mundësitë për aplikimin e mësuesve, Kushi garantoi që kjo gjë nuk ka ndodhur.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është shprehur se zgjerimi i mundësive për aplikimin e mësuesve nuk është në funksion të cenimit të procesit të mësimdhënies, përkundrazi shërben pikërisht për këtë gjë. Mundësitë e reja janë në funksion të plotësimit të profileve të ndryshme që kryesisht në gjimnaze nuk arrihen të plotësohet.

Nga shtatori i vitit 2023 të diplomuarit në një fushë të ngjashme ose të përafërt me fushën e mësuesisë, si inxhinieri, ekonomi, arte, gjuhësi, përkthim, etj. do të kenë mundësi që të ushtrojnë profesionin e mësuesit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:53
A ju ‘fal’ ministria e Arsimit profesioneve alternative? Kushi: Ishte e nevojshme, për të plotësuar të gjitha profilet

 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është shprehur se zgjerimi i mundësive për aplikimin e mësuesve nuk është në funksion të cenimit të procesit të mësimdhënies, përkundrazi shërben pikërisht për këtë gjë. Mundësitë e reja janë në funksion të plotësimit të profileve të ndryshme që kryesisht në gjimnaze nuk arrihen të plotësohet.

“Nuk kam firmosur që mësues të behët dikush që s’ka mbaruar mësues. Kjo ka qenë e vonshëm se disa lëndë jepeshin nga mësues të profilit tjetër. Ne e pamë të arsyeshme që mësuesit të IT dhe ekonomisë, e pamë të nevojshëm për të plotësuar të gjitha nevojat. Por dhe për t’u dhënë mundësinë atyre që kanë dashur ta vënë në një funksion tjetër në mësimdhënie. Por në asnjë moment kjo nuk ka cenuar procesin e mësimdhënies.”- thotë Kushi.

Më tej, Kushi u ndal edhe te risia e këtij viti. Ministrja tha se shumë shpejt do të ketë shkolla artistike në të gjithë vendin. Gjithashtu, ajo u shpreh se do në bashki do të ketë një “trup” të posaçëm mësuesish të gatshëm gjithnjë si zëvendësues. Kjo do të kursejë shumë kohë tha ministrja.

Ne do të hapim klasa të arsimit të orientuar dhe në shkollat klasike. Nga ana tjetër shkollat e orientuara do i kthejmë në shkolla kombëtare. Për t’i kthyer atë shkëlqimin e dikurshëm duke i dhënë më shumë autonomi. Do e nisim me Jordan Misjan por edhe në shkollat e ndryshme të vendit. Në çdo bashki të vendit do të kemi një strukturë të mësuesve, për shkak se nëse një mësues mungon do pak kohë për zëvendësues. Pra ne do të kemi këtë për mësues që janë në dispozicion. Do punësohen nëpërmjet portalit.

Nga shtatori i vitit 2023 të diplomuarit në një fushë të ngjashme ose të përafërt me fushën e mësuesisë, si inxhinieri, ekonomi, arte, gjuhësi, përkthim, etj. do të kenë mundësi që të ushtrojnë profesionin e mësuesit.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dario: 30/03/2023 12:52

    futi i mut me pak fjal, shtet i mbush me analfabete qe nga koka deri ke komet, kto bojn gjoja sikur po punojn per te miren e ketij vendi e ne bojm sikur i besojm.

    Përgjigju
  • eneidi: 13/03/2023 14:46

    Fillon me keta, por do vazhdoje me lukunine e LGBT. Per cdo te punesuar qe merret ne pune jo nga aftesia, por nga trajtat (e shpikura ose jo) te identitetit, jane rrogat e punonjesve te tjere qe vuajne. Keshtu eshte kur shteti lejohet te fuse hundet ne bizneset private. Ky eshte helm komunist i injektuar ne zemren e tregut te lire.

    Përgjigju
    • Ik o debil: 28/04/2023 16:23

      Ti je për spital

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim në Zveçan, policia dyshon se u përdor granatë dore

Shpërthim në Zveçan, policia dyshon se u përdor granatë dore