VKM/ Qeveria, shtesë fondi 1 miliard lekë për disa institucione të pavarura! 822 mln lekë për 'Drejtësinë'

VKM/ Qeveria, shtesë fondi 1 miliard lekë për disa institucione të pavarura! 822 mln lekë për 'Drejtësinë'

Kryeministria

Këshilli i Ministrave vendosi sot një shtesë fondi në buxhetin e miratuar për vitin 2023 për disa institucione të pavarura, të krijuara me ligj.

U akordua fondi shtesë në zërin e shpenzimeve korrente në masën një miliard lekë, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për kompensimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për diferencën e pagës në zbatim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo çfarë vihet re është se pjesa më e madhe e fondit shkon për institucionet e drejtësisë, konkretisht 822 milionë lekë. 

Institucionet që përfitojnë:

Më konkretisht, për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme shtohet fondi prej katërqind milionë lekësh.

Për institucionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shtohet fondi prej 10 dhjetë milionë lekësh.

Për institucionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor shtohet fondi prej treqind e pesëdhjetë milionë lekësh.

Për institucionin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtohet fondi prej gjashtëdhjetë milionë lekësh.

Për institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë shtohet fondi prej dy milionë lekësh.

Për institucionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit shtohet fondi prej gjashtëdhjetë milionë lekësh.

Për institucionin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shtohet fondi prej njëzet e pesë milionë lekësh.

Për institucionin e Komisionerëve Publikë shtohet fondi prej njëzet e dy milionë lekësh.

Për institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shtohet fondi prej trembëdhjetë milionë lekësh.

Për institucionin e Avokatit të Popullit shtohet fondi prej katër milionë lekësh.

Për institucionin e Shkollës së Magjistraturës shtohet fondi prej pesëdhjetë e katër milionë lekësh.

B.K/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Veliaj për Berishën dhe Metën: Dy pacientë, njëri ulëret nga dritarja, tjetri bën mizanskena! S’duhet të ngatërrojmë kllounin me liderin

Veliaj për Berishën dhe Metën: Dy pacientë, njëri ulëret nga dritarja, tjetri bën mizanskena! S’duhet të ngatërrojmë kllounin me liderin