Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian parashikon që ekonomia e bllokut do të tkurret më shumë sesa pritej më parë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila, për disa muaj, ka bllokuar biznese dhe jetën publike.
Ekonomia e BE-së do të tkurret për 8.3 për qind këtë vit, përpara se të rritet për 5.8 për qind më 2021, thuhet në parashikimin e Komisionit Evropian, të lëshuar të martën.
"Rruga për rikuperim është ende me pasiguri dhe kjo është kryesisht e lidhur me pasigurinë epidemiologjike", tha komisionari evropian i Ekonomisë, Paolo Gentiloni
Në parashikimin e mëparshëm, të publikuar në muajin maj, kur pjesa më e madhe e kontinentit ishte ende e izoluar, prodhimi i brendshëm bruto parashihej të tkurrej për rreth 7.5% këtë vit dhe të rritej për 6% vitin e ardhshëm.
Gentiloni tha se sfida më e madhe e BE-së në muajt në vazhdim do të jetë gjetja e balancës së duhur midis domosdoshmërisë për të rihapur ekonomitë e BE-së dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.
"Ne duhet të jetojmë me rrezikun e shpërthimeve lokale" që mund të çojnë në rivendosje të izolimeve lokale, të cilat e ngadalësojnë rimëkëmbjen ekonomike, tha Gentiloni.
Sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, mbi 178,000 njerëz kanë vdekur në Evropë, pasi janë diagnostikuar me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.6%
-
Jo
26.8%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 2176
Lajme të tjera
-
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit
24 Prill, 20:50
-
Pse BE-ja s’i sanksionon politikanët e korruptuar?
23 Prill, 10:02
-
BE: Rezultatet e votimit në veri të Kosovës nuk kontribuojnë në zbutjen e tensioneve! Masat ndaj Prishtinës do të vazhdojnë
22 Prill, 22:43
-
Takimi në Luksemburg, ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë ndihmën për Ukrainën dhe masat ndaj Iranit
22 Prill, 16:56
-
Ambasadori i BE-së: Mbështesim institucionet e reja të drejtësisë! Puna e tyre, çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit
22 Prill, 16:36
-
Zyrtare/ BE kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën: Të zbatojë marrëveshjen e Ohrit
22 Prill, 12:19
-
SHBA, Britania dhe BE dënojnë dhunën e Rithemelimit dhe PL para Bashkisë së Tiranës: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën
19 Prill, 13:47
-
BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet
19 Prill, 13:22
-
BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë
19 Prill, 08:22
-
Sulmi ndaj Izraelit/ BE: Sanksione të reja ndaj Iranit! Michel: Është kërcënim për të gjithë rajonin, duhet ta izolojmë
18 Prill, 07:46
-
Ambasadori i BE-së takon Holta Zaçajn: Gjykata Kushtetuese, institucion kyç për demokracinë në Shqipëri
15 Prill, 19:30
-
Emrat e rinj të ambasadorëve dhe të emisarëve të BE-së në Ballkanin Perëndimor
15 Prill, 08:16