Vlerësimi i DASH për Ardian Dvoranin/ Meta: Fletë lavdërimi si ato të Partisë së Punës e nxjerrë nga Rama, nuk habitem! Marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA

TIRANË- Vlerësimin e DASH për gjyqtarin Ardian Dvorani, presidenti Ilir Meta e ka quajtur si një fletë lavdërimi të nxjerrë nga kryeministri Edi Rama. Me tone të ashpra në konferencën për shtyp që pati me gazetarët, Meta tha se nuk është aspak i habitur nga ky çmim, duke e krahasuar me "fletëlavdërimet që merrte Partia e Punës, në një kohë kur vendi vuante për bukë'.

"Dua t'i them meqenëse dje kryeministri ka nxjerrë një fletë lavdërimi për anti-korrupsionin dhe sukseset e tij, që kjo është një gjë që mua nuk më habit, përpjekja e tij për t'u vetëlavdëruar si kampion e anti-korrupsionit dhe i Ramaformës, ja ku është Ramaforma, kjo është kapja e shtetit, kjo është shpk. Në një ditë e patë se çfarë ka ndodhur 26 janar ka ndodhur marrëveshja në Kamëz, ka vajtur me vrap në qeveri, në 27 janar e ka miratuar qeveria në Kuvend, në 27 janar sërish mbledh Konferencën e Kuvendit, ndërkohë që nuk është ky nxitim që të nxjerrin 3 borëpastruese që prapo kompanitë e kanë nxjerrë me koncesion e kanë me detyrim dhe duhet të rrinë tërë kohën në gatishmëri apo jo. Këto janë si fletët e lavdërimi që merrte Partia e Punës kur shqiptarët vdisnin për bukë në Shqipëri, e mbani atë cmimin 'Meksikë, kështu janë ato çmimet e Ramës", tha Meta.

Kur dje "fliste për mafie ndërkombëtare", sot Meta u kujdes të thekson se ka marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA, BE dhe vende të tjera të Europës.

"Raportet e Ilir Metës me SHBA janë të shkëlqyera, edhe me të Europës, edhe me vendet e tjera, se Ilir Meta nuk mashtron, nuk gënjen dhe nuk i keqpërdor për interesat e tij, Meta nuk ka shkelur asnjë ligj amerikan nuk është paraqitur asnjëherë që të bëjë foto si gruaja e Bilalit, e dini ju, hëngi burgun ai i shkreti për këtë mashtrim, dhe Meta respekton Kushtetutën e Shqipërisë, të gjitha përpjekjet e atij të Xibrakës për të krijuar fokuse të tilla artificiale, ndërkohë që bëjnë një aferë të tillë dhe shumë të vtjera që ndodhin cdo ditë dhe shumë vendime qeverie nuk botohen sipas ligjit, këto janë të mbaruara më 25 prill, populli i Shqipërisë do të shkojë të votojë për të rithemeluar demokracinë pluralizmin politik dhe për të rivendosur rendin kushtetues që është tronditur, iku koha kur dëgjonim parrula 'Bravo Shqipëria Socialiste', tani jemi në një tjetër kohë", tha Meta.

Ditën e djjeshme, Departamenti Amerikan i Shtetit renditi ish-kreun e KED Ardian Dvoranin mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër korrupsionit në botë, një vlerësim ky që erdhi pas sulmeve të njëpasnjëshme që i janë bërë nga presidenti i republikës Ilir Meta, pasi Dvorani ishte i vetmi gjykatës që u shpreh kundër tij në procesin e skandalit të video-përgjimit të Dritan Priftit. Ardian Dvorani ka qenë kryesues i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që në 2012 dha vendimin unanim të pafajësisë së Ilir Metës, i cili që pas videos së publikuar nga Dritan Prfiti, akuzohej për korrupsion. Ndërkohë në përplasjen mes Metës dhe Dvoranit, shumë kanë mbështetur këtë të fundit duke deklaruar se presidenti po e sulmon, pasi ai ka qenë i vetmi gjyqtar kundër pafajësisë së Ilir Metës në 2012. Në të vërtetë Dvorani ka votuar pro pafajësisë por ka shfaqur rezerva mbi disa akte proceduriale të ndjekura dhe vendime të ndërmjetme të Gjykatës së Lartë me administrimin e pronave. Megjithatë nuk ishte i vetmi rast, pasi kujtojmë se plotësimi i Kushtetueses solli përplasje mes Ardian Dvoranit dhe presidentit dhe si pasojë ky i fundit e kallëzoi atë në SPAK. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja e Kavajës, sipas jush si do të jenë ditët e fundit të fushatës elektorale?



×

Lajmi i fundit

John

34 mijë qytetarë dalin nga sigurimet shoqërore! Eksperti Dermyshi: Rritja e papunësisë cënon pensionet! COVID rriti informalitetin në punësim