'Vlerësojini të gjithë sipas punës', Braçe: Nëse dikush ka bërë më shumë se ne, votoni ata

'Vlerësojini të gjithë sipas punës', Braçe: Nëse dikush ka bërë më shumë se ne, votoni ata

Zëvendëskryeministri Erion Braçe

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, i kërkon votuesve shqiptarë që voton e tyre ta hedhin si një vlerësim ndaj punës së secilës parti politike në vend. Me një shënim në Facebook, Braçe thotë se PS i ka parë të gjithë qytetarët njësoj, majtas e djathtas, dhe kjo sipas tij prej punës. Ai madje i kërkon votuesve që të mos i japin votën PS-së, nëse dikush ka punuar më shumë se sa ata.

"Sepse ne i shohim të gjithë në sy; shohim majtas, shohim edhe djathtas! Puna na ka dhënë mundësinë t'i shohim të gjithë njësoj, me pune e prej punës! Ndaj duam nga gjithkush,vlerësim veç për punën! Nëse dikush ka punuar më shumë se ne, ka bërë më shumë se ne, votoni për ta! Por nëse nuk kanë bërë asgjë, zero pune e zero vepra, mos e rrëzoni sistemin e vlerësimit prej punës! Mos e rrëzoni punën!", shkruan Braçe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet