Vllaznia/ Brdaric: Rinovimi sfidë e madhe për mua! Xhaferri: Vazhdimi i projektit, tani klubi është në nivel tjetër

Vllaznia/ Brdaric: Rinovimi sfidë e madhe për mua! Xhaferri: Vazhdimi i projektit, tani klubi është në nivel tjetër

Vllaznia ka nisur përgatitjet për sezonin e ri me një kompeticion të rëndësishëm në Europë, por blerja më e re e shkodranëve ka qenë trajneri Thomas Brdaric, i cili ka rinovuar për një vit. Nga ana tjetër sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferri, që është edhe pretendenti për t’u bërë president i klubit, është shprehur se nuk do të kursehet për blerjen e lojtarëve cilësore, pasi Vllaznia pretendon kampionatin dhe kupën.

Kroato-gjermani Brdaric e ka cilësuar si sfidë rinovimin me Vllazninë edhe për një sezon tjetër.

Thomas BRDARIC: “Vllaznia është diçka speciale për mua. Fituam Kupën sezonin e kaluar dhe mendoj se jemi rritur në nivel. Të vazhdoja është një sfidë e madhe, por e dua këtë betejë me klubin tim. Jam i lumtur dhe tani do të shohim para.”

Për Alban Xhaferrin, sponsorin e klubit, bashkpunimi edhe për një sezon me Brdaric do të thote vazhdimësi i projektit.

Alban Xhaferri: “Unë do ta quaja një vazhdim. Siç është bërë e ditur ne kemi qenë dakord për të vazhduar sëbashku. Thjesht kanë qenë disa diskutime teknike, më shumë modalitete, për disa kushte të cilat jemi kuptuar. Tani do vazhdojmë projektin me Vllazninë, që është në një nivel tjetër dhe kërkojmë përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e Europës.”

Në klubin shkodran javën e ardhshme pritet të ketë zhvillime edhe përsa i përket privatizimit, një çështje që ka mbetur pezull për shkak të padrejtësive të pretenduara në ankand.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)