Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë, rikthen trofe në Shkodër pas 13 vitesh! Mund 1-0 Skënderbeun në 'Air Albania Stadium' (VIDEO)

Kupa e Shqipërisë shkon në Shkodër. Vllaznia ka fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Skënderbeut në finalen e zhvilluar në “Air Albania”.

Goli u shënua në minutën e 39 nga Victor da Silva. Vllaznia fiton kupën e shtatë nga krijimi i Klubit dhe rikthen një trofe në Shkodër pas 13 vitesh.

FSHF shpërblen me 5 milionë leke të reja ekipin fitues. Ministria e Shëndetësisë dha lejen që kjo finale të luhej me 1000 tifozë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:57
Nuk ndalet festa e shkodranëve, 'shpërthejnë' në këngë e kërcime para stadiumit, ndërhyn policia për të shpërndarë tifozët (VIDEO)

Pas fitores së Kupës së Shqipërisë, tifozët shkodranë kanë festuar para stadiumit 'Arena Kombëtare'. Me brohoritje, valle dhe kërcime, tifozët kanë vijuar festën duke iu gëzuar marrjes së trofeut.

U desh ndërhyrja e policisë që të shpërndahej turma e tifozëve, për shkak të masave anti-COVID.

Ora 21:46
Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë, reagon Meta: Shkoi me meritë në djepin e futbollit shqiptar

1622489670_7.jpg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas fitores së Kupës së Shqipërisë nga Vllanzia. Meta thotë se ky trofe shkoi me meritë në Shkodër, në djepin e futbollit shqiptarë.

'Kupa e Shqipërisë shkon me meritë në Shkodër, në djepin e futbollit shqiptar! Urime Vllaznisë për trofeun e rëndësishëm dhe për këtë arritje, që i lartëson edhe më shumë emrin e saj të madh! Përgëzime edhe ekipit të Skënderbeut për shpirtin e garës dhe paraqitjen dinjitoze, duke i dhuruar shumë emocione kësaj finaleje të madhe!'- shkruan Meta.

Ora 21:26
Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë, rrugët e Shkodrës 'pushtohen' nga festa e tifozëve (VIDEO)

Fitorja e Vllaznisë dhe rikthimi i trofeut në Shkodër pas 13 vitesh ka sjellë ftesë më rrugën e  kryeqendrës së veriut. Shkodranët kanë dalë në rrugë më makina duke festuar marrjen e Kupës së Shqipërisë.

Të rënat e borive të makinave,  brohoritje dhe flamuj nëpër duart, janë pamjet që kanë mbushur të gjitha rrugët e Shkodrës menjëherë pas fitores së Vllaznisë  1-0 ndaj Skënderbeut në ndeshjen e luajtur në  “Air Albania”.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gazment, rrugës për në SPAK merr edhe këto letra me vete

Gazment, rrugës për në SPAK merr edhe këto letra me vete