Renditja/ Partizani mund 1-2 Tiranën në derbi, Teuta zbret Kukësin në Kategorinë e Parë pas 12 vitesh! Brdaric debuton me tri pikë te Vllaznia

Renditja/ Partizani mund 1-2 Tiranën në derbi, Teuta zbret Kukësin në Kategorinë e Parë pas 12 vitesh! Brdaric debuton me tri pikë te Vllaznia

Egnatia 0-1 Vllaznia

Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të diel raundin e 33-të. Gjithçka filloi në orën 15:00 me dy takime. Egnatia humbi 0-1 me Vllazninë, ndërsa Teuta fitoi 0-2 në Kukës duke bërë që verilindorët të zbresin pas 12 vitesh në Kategorinë e Parë. Në 19:00 e gjithë vëmendja ishte në "Air Albania" ku u luajt derbi i kryeqytetit, me Tiranën që humbi 1-2 nga Partizani.

Tirana humbi 1-2 me Partizanin në derbin e kryeqytetit në "Air Albania", sfidë kjo e vlefshme për raundin e 33-të në Superligën e futbollit. Prej 19 muajsh, përkthyer në shtatë ndeshje, Tirana nuk ia del të marrë tri pikë kundër "Demave". Pesë fitore për Partizanin dhe dy barazime, ndërsa Tirana komplikon pozitat për zonën "Final 4" dhe për momentin është jashtë garës për titullin kampion. Maguette bëri heroin për "Demat" me dopietë, ndërsa Abazaj shënoi te bardheblutë duke barazuar përkohësisht. Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë.

Në Rrogozhinë, Egnatia kryesuese u mund 0-1 në shtëpi nga Vllaznia. Pasi u eliminuan në Kupën e Shqipërisë nga Egnatia dhe nuk siguruan dot vendin në finale, shkodranët u 'hakmorrën' dhe fituan 0-1 me golin e Smajlit në minutën e 38-të. Rikthimi si trajner te Vllaznia ishte i duhuri për Thomas Brdaric, që debuton me tri pikë edhe pse me vetëm tre seanca stërvitore.

Në Kukës, vendasit e Bledar Devollit u mundën 0-2 nga Teuta. Kukësi është zyrtarisht i rrëzuar një kategori më poshtë dhe sezonin që vjen pas 12 vitesh do luajë në Kategorinë e Parë. Për durrsakët shënuan Daci në minutën e 45 dhe Boci në 90+2. Me këtë sukses të besuarit e Edi Martinit dalin nga zona e ftohtë.

Superliga, raundi 33:

E shtunë, 27 prill 2024

18:00

Dinamo 0-0 Laçi (Elbasan Arena)

Skënderbeu 1-0 Erzeni

E dielë, 28 prill 2024

15:00 Egnatia 0-1 Vllaznia

15:00 Kukësi 0-2 Teuta

19:00 Tirana 1-2 Partizani

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: 'Provokacja nr 2', pas Beogradit, Edi Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë!

Ylli Pata: 'Provokacja nr 2', pas Beogradit, Edi Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë!