Vllaznia në krye, Thomas Brdaric 'kërcënon' Dinamon: Na duhen tri pikët, jo loja e bukur

Vllaznia në krye, Thomas Brdaric 'kërcënon' Dinamon: Na duhen tri pikët, jo loja e bukur

Thomas Brdaric

Kryesuesit e Superligës, Vllaznia (13 pikë) luajnë të shtunën në orën 19:00 kundër Dinamos në "Niko Dovana" të Durrësit, sfidë kjo e javës së shtatë në Superligë. Nga Shkodra, trajneri i kuqebluve Thomas Brdaric ka "kërcënuar" dinamovitët se kërkon vazhdimësinë e fitoreve dhe pikëve të plota, duke mos i interesuar loja.

“Ishte një javë e shkurtër për ne dhe nuk kishim shumë kohë për të menduar nëse jemi të parët në renditje apo jo. Fokusi ynë është i përqendruar tek puna dhe ndeshja e radhës dhe të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive. Sfida jonë është të ruajmë këtë performancë sepse çdo ndeshje do të jetë e rëndësishme për ne", tha Brdacic.

Kroato-gjermani shtoi se Dinamo është një nga ekipet më të forta të kampionatit.

"Jam i fokusuar tek takimi i nesërm me Dinamon, një kundërshtar i fortë, një nga ekipet më të mira të kampionatit, ka lojtarë me cilësi shumë të mira individuale dhe një trajner me shumë përvojë. Por ne do të bëjmë çdo gjë që të jetë e mundur për të treguar se jemi ekipi më i mirë", tha ai.

Brdaric duket se do e shijojë një përballje në stol me Ilir Dajën, ndërsa tha se takimi do jetë përtej një "sfide trajnerësh".

"Do të ketë shumë sfida brenda ndeshjes së nesërme dhe jo vetëm një sfidë trajnerësh, por nuk e mbaj shumë mendjen tek këto detaje. Për mua si trajner nuk është shumë e rëndësishme që skuadra të bëjë një futboll të bukur, por të marrë pikë. Nëse ekipi luan edhe bukur, atëherë fitoret të shijojnë dhe më shumë”, tha Brdaric.

Me 13 pikë pas javës së gjashtë, Vllaznia prin renditjen, ndërsa Dinamo me tetë pikë ndodhet në pozitën e pestë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, Bardhi sulmon gjyqtarët si Berisha: Mjeranë, jeni armikë të PD! Do iu trajtojmë si anëtarë të organizatë kriminale, vettingun do ua bëjmë ne

Dënimi i Salianjit, Bardhi sulmon gjyqtarët si Berisha: Mjeranë, jeni armikë të PD! Do iu trajtojmë si anëtarë të organizatë kriminale, vettingun do ua bëjmë ne