Vlorë, kapet i kërkuari Arsi Dajlani
Vrau më 2009 me thikë një person

Vlorë, kapet i kërkuari Arsi Dajlani<br />Vrau më 2009 me thikë një person
VLORË – Në prangat e policisë ka rënë një 24-vjeçar i kërkuar për një vrasje të ndodhur në vitin 2009. Policia kapi Arsi Dajlanin, i akuzuar për vrasjen e Armir Danajt. I kërkuari nga efektivat blu u arrestua brenda një lokali në zonën e Ujit të Ftohtë. Gjykata e Lartë ka dënuar me 10 vjet burg Arsi Dajlanin për akuzën e vrasjes me dashje.

Mësohet se 24-vjeçari Arsi Dajlani më 18 Maj të vitit 2009 ka qëlluar me thikë për vdekje në lagjen ’29 Nëntori’ Armir Danajn. Kapja e të akuzuarit për vrasje është në kuadër të operacionit të Policisë së Shtetit që ka nisur që ditën e premte(09.01.2015) për të prangosur të gjithë të kërkuarit në Shqipëri.

Në listat e policisë, rezultojnë se në të gjithë vendin janë 80 persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale.

Ky operacion nisi me urdhër të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi.


Arsi Dajlani
(Në foto: Arsi Dajlanin, i akuzuar për vrasjen e Armir Danajt)

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO: Eurodeputeti nxjerr nga çanta pëllumbin dhe e lëshon në sallën e Parlamentit Europian

VIDEO: Eurodeputeti nxjerr nga çanta pëllumbin dhe e lëshon në sallën e Parlamentit Europian