Vlorë, plagosi rëndë 21- vjeçarin
me kaçavidë, arrestohet i riu

Vlorë, plagosi rëndë 21- vjeçarin<br />me kaçavidë, arrestohet i riu<br>
Një 26- vjeçar është arrestuar ditën e sotme për plagosjen e rëndë të një 21- vjeçari  në lagjen “Pavarësia” me kaçavidë. 

Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bëjnë të ditur se është arrestuar Emiljano Barjamaj, ndërkohë që 21- vjeçari A.B fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet për të arrestuarin i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet një shtetas për Plagosje të rëndë me dashje!

Policia ka arrestuar shtetasin:

• Emiljano Barjamaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Është kryer arrestimi i këtij shtetasi pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta të ndodhur në lagjen ''Pavarsia'', ka goditur me mjete të ftohta shpuese (kaçavidë), shtetasin A.B., 21 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ''Plagosje e rëndë me dashje'', parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur', Rama kujton fushatën e vitit 2000: Ju thosha se ju duhet një njeri anormal

'Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur', Rama kujton fushatën e vitit 2000: Ju thosha se ju duhet një njeri anormal