Vlora e mbytur në llum pas përmbytjes, deputeti i PDIU i kërkon llogari Agjencisë së Mjedisit: A keni bërë inspektime, në kanalet e pastrimit nuk del as miu se i gërvishtet shpina

Gjobat për subjektet private që shkelin lejet mjedisore do të rriten me 30%. Projektligji i propozuar nga Ministria e Turizmit, pas rezultateve edhe të Këshillimit Kombëtar, ku qytetarët ishin pro ashpërsimit të gjobave, u diskutua në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, në prezencë të përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit dhe të agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Sofjan Jaupaj zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, tha në komision se ashpërsimi i gjobave për shkeljet e lejeve mjedisore.

“Rritja e gjobave me 30% do të ketë ndikim tek kundërvajtësit, do të ndikojë në ndërgjegjësimin e tyre, që të respektojnë lejet përkatëse për mjedisin”, tha Jaupaj.

Por për deputetin e PDIU-së, Gëzim Ademaj, ashpërsimi i gjobave bëhet vetëm për të mbushur buxhetin e shtetit, pasi nuk do të ketë efekt pozitiv në uljen e ndotjes. Si deputet i Qarkut Vlorë, Ademaj ka kërkuar shpjegime nga institucionet nëse kanë bërë inspektime pas përmbytjeve në Vlorë, por nuk pati një përgjigje konkrete.

“Këto gjoba bëhen vetëm për të shtuar lekë në buxhet dhe jo për të mbrojtur mjedisin. Sa institucione publike keni gjobitur për ndotjen në mjedis, konkretisht Vlora? U bë një histori e tërë që digjen plehra merren fonde, iku behari erdhi përmbytje. Sa nga inspektorët e mjedisit e ka inspektuar Vlorën që e mbyti tymi dhe llumi dhe nuk ecën dot në rrugë? Apo pritet ndonjë shi të lahet, dhe mjedisi e ka bërë punën e tij, për të mos folur për ujërat e zeza e kanalet. Është një barsoletë por e vërtetë, tek kanalet e pastrimit në Vlorë del miu dhe gërvisht kurrizin kaq hapësirë ka kanali. Ku është puna juaj si institucione, se gjoba mund të vendosni sa të doni për të mbushur arkën e shtetit”, u shpreh Ademaj.

Pa një përgjigje mbi inspektimet e bëra pas përmbytjeve në Vlorë, Jaupaj foli për ndryshimet ligjore.

“Rritja e gjobave është një nga metodat që ne propozojmë për të ulur ndotjen e mjedisit dhe të lejeve mjedisore. Gjobat do të jenë me titull ekzekutiv pasi ka qenë e pamundur mbledhja e gjobave për shkak të proceseve administrative edhe gjyqësore. Por tani gjoba merret direkt, dhe bizneset do të jenë më të përgjegjshme. Ministria ka marrë masat që impianti i Sherishtës të jetë funksional që të ndërpriten të gjitha problematikat me menaxhimin e integruar të mbetjeve, në kuadër edhe të bashkëpunimit me KFË”, tha zëvendësministri Sofjan Jaupaj.

Por për Ademaj, është turp që askush nuk po vë dorë në Vlorë, por presin shiun për të larë llumin.

“Vlora është sot në pluhur kush nga ju e ka inspektuar sot? Turp i zotit qytet bregdetar mbytet në atë lloj feje, ku ka dëm më të madh se ky dhe askush nuk ka mendje të vë dorë, të gjithë presin shiun, ashtu si edhe ju prisni të vini gjoba që të mbushni arkën e shtetit. Ik sot në Vlorë, ecën në rrugë dhe nuk shikoni njëri tjetrin, mos e lini punë e madhe kur të bjerë shi”, tha Ademaj.

Ndërsa deputeti i PS-së Ismet Beqiraj solli në komision disa shqetësime. Sipas tij bizneset që dëmtojnë mjedisin duke shkelur lejet nuk duhet vetëm të gjobiten por edhe të detyrohen të rigjenerojnë mjedisin e dëmtuar.

“Rikthimi i mjedisit në kushtet e mëparshme para se të dëmtohet, është penalitet më i fortë se gjoba. Ka kompani që ndotin, u ndot Gjanica, avujt mbytën qytetin e fierit, mjaftoi vetëm një gjobë për kompaninë ndotëse, duhet të bënte gjithë rehabilitimin total. Industria e naftës është një nga gjeneratorët e ndotjes në Fier, Berat e Vlorë kryesisht. Do të mbetet përsëri gjithmonë me shenjë të kuqe për ndotjen, mbetjet do ti lëmë të pa trajtuara? A ka monitorim mbi kompanitë që operojnë në sektor?”, tha Ismet Beqiraj.

“AKM ka gjobitur çdo vit subjekte në industrinë e naftës, jo vetëm me vlera financiare por edhe me rigjenerime në territor”, u përgjigj Jaupaj.

Tjetër shqetësim i ngritur ishte edhe derdhja e llumrave në mjedis e lumenj nga fabrikat e përpunimit të ullinjve, pasi nuk kanë impiante trajtimi. Por zëvendësministri tha se kjo situatë do të ndryshojë, me ndryshimet ligjore.

“Prodhuesit e vajit të ullirit, llumrat i shkarkojnë në tokë dhe në ujë. Janë aq të dëmshëm sa nafta se ndërpresin procesion e qenieve të gjalla. Në kohën kur kanë marrë lejen nuk e kanë pasur si detyrim instalimin e impiantit të ujërave teknologjik, nuk janë kundër instalimit por kërkojnë heqjen e tyre. Të kontrollohen dhe të mos shkarkohen nëpër lumenj”, tha Beqiraj.

“Në projektligj kemi vënë një afat 1 vjeçar për të rishikuar kushtet e lejeve të mjedisit, pasi koncepti i trajtimit të mbetjeve, dhe ky sektor do të jetë në fokus”, përgjigjet Jaupaj.

Gjobat për shkeljen e lejeve mjedisore sipas kategorive nisin nga 650 mijë lekë deri në 2.6 milionë lekë, nga 300 mijë lekë deri në 2 milionë lekë që është në ligjin aktual të miratuar në 2011-ën.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/10/2024 05:04

    /KLORI/,cfare je ti Mao Ce Duni?! Une do te kerkoja qe kryeministri qe eshte deputet i zones te kishte ardhur e te takonte te demtuarit,jo te merrej me podkaste,sepse duhet t'a kuptoje se keto jane per te /Helena/ e /Milton/i tij edhe pse te paperfillshme, por mund te ndikojne ne vota.

    Përgjigju
  • klori: 15/10/2024 21:20

    PO te isha une kryeminister,,, do i merrja keta bashibozuke qe rrine mbledhje me mbledhje dhe do i vishja me kominoshe ,,do i jepja kazma e lopata dhe do i dergoja te pastronin kanalet dhe pusetat....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    9 Nëntor, 11:21

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Harrohet’ sigurimi i detyrueshëm i banesës! Cila është skema e re që propozojnë socialistët? Primi i sigurimit të zbritet nga tatimi që paguajmë për të ardhurat

‘Harrohet’ sigurimi i detyrueshëm i banesës! Cila është skema e re që propozojnë socialistët? Primi i sigurimit të zbritet nga tatimi që paguajmë për të ardhurat