Vlora nën ujë, vështirësohet qarkullimi në këto akse rrugore (VIDEO-FOTO)

Reshjet e shiu kanë përfshirë të gjithë vendin mëngjesin e sotëm.

Gazetari i Report TV Armand Xhelili raporton se në qytetin e Vlorës disa nga akset kryesore janë pushtuar nga reshjet duke vështirësuar lëvizjen e banorëve por edhe qarkullimin e automjeteve.

Rrugët që kanë mbetur të bllokuara janë rrugët në zonën e Skelës dhe ajo e lagjes Pavarësia.

Kryetari i bashkisë Dritan Leli deklaroi se "Derisa të stabilizohen lidhjet e bulevardit si investim i ri me lidhjet e tjera, do të kenë probleme deri në përfundim të këtij projekti. Sot kemi diskutuar për të gjetur zgjedhjet përfundimtare për të bashkuar të gjitha pikat problematike.

Në momentin që ka shira dhe bashkia njofton qytetarët që të mënjanojnë këto rrugë, do të doja që të respektohej dhe të dekurajohet lëvizja kur ka shumë shira. Sistemi i kanalizimeve është në funksion, sasinë e shirave nuk e kontrollon dot kryetari i bashkisë, apo ndërmarrja.

Është një sasi e jashtëzakonshme shirash në një kohë të shkurtër, pas pak orësh nuk do të ketë më ujë, por kjo nuk do të thotë se jemi aty ku duam" tha Dritan Leli.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 06/05/2019 10:38

    Prandaj bota para se të ndertoje diku nje banesë apo nje qytet të tërë, shpenzon para dhe kohe per te ndertuar nën tokë labirinthin gjigand të kanalizimeve sa vet hapsira e qytetit. Vlonjatët zbritën nga shpellat dhe ndertuan banesa pa venë mendjen në pune per asgjë sepse mendjen ua kanë marë skafet. Po mirë ore po 30 vjet kultivim e shitje droge, nuk mund ta ndertonin Vlorën e tyre të shtrenjtë me themel? Jo, kurren e kurrës, sepse xhuxhëria lape nuk e njeh forcën e bashkimit dhe bashkëpunimit në dobi të qytetit e komunitetit, por shikon cdo person menderen e tij personale. Yyyyyyyyt shtaz!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Një Santorini ‘i ri’ lind në Kinë: kopja e ishullit grek çmend influencuesit aziatikë

VIDEO/ Një Santorini ‘i ri’ lind në Kinë: kopja e ishullit grek çmend influencuesit aziatikë