Maturantët që do të ulen për herë të parë këtë vit në auditore kanë zgjedhur të studiojnë për Infermeri, degë që ka treg pune si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Këtë e dëshmojnë shifrat e regjistrimeve gjatë raundit të parë në Universitetin “Ismail Qemali të Vlorës”.
“Ne degën infermieri e përgjithshme nga 180 kuota jane 176 regjistrime ndërsa ne bachelor infermieri mami nga 80 kuota ka 45 regjistrime. Vende këto që do të plotësohen në raundin e dyte”.- tha Enkelejd Mëhilli, Dekani i Fakultetit të Shëndetit Publik
Krejt e kundërta është në Fakultetin e Shkencave Humane, ku janë regjistruar 101 studentë, nga 450 kuota në dispozicion. Siç shihet në tabelë, nuk ka asnjë student të regjistruar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.
Po kështu në degën e Italishtes shënohet numri zero. Për mësues të Arsimit Fillor janë regjistruar 11 vete, 4 në Histori dhe 5 në Media. Vihet re se nuk ka interes as për degën udhërrëfyes turistik (3 vetë).
“Dega drejtësi mbetet nga me te preferuarat edhe për këtë vit ndërsa ka me pak në gjuhët e huaja. Presim të rritet numri në raundin e dytë, pasi regjistrimet vazhdojnë”.- tha Entela Avdulaj, zëvendës dekane e Fakultetit të Shkencave Humane.
Braktisja ka nisur prej vitesh dhe s’ka të ndalur edhe pse Qeveria një vit më parë vendosi të mbështesë me bursë mujore sa paga minimale, të rinjtë që zgjedhin të studiojnë në degët e mësuesisë. Duket se kjo iniciativë nuk po jep rezultate!
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
20.4%
-
Jo
74.6%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1534
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kishin mbetur të bllokuara në zonën “Gropat e Bufit” në Vuno, shpëtohen turistet gjermane
9 Tetor, 15:40
-
Përmbytjet në Vlorë, tenderët dhe kontratat për rrugët e kanalizimet në 'sitën' e KLSH-së! Prokuroria ende asnjë hetim!
8 Tetor, 15:52
-
VIDEO/ Si erdhi përmbytja në Vlorë, momenti kur zona historike mbushet plot me ujë! Tavolinat e karriget 'lundrojnë' si varka
8 Tetor, 09:26
-
Foshnja 5 ditëshe vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi
7 Tetor, 16:06
-
Vetingu, KPK shkarkon prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj
7 Tetor, 13:39
-
Përmbytjet në Vlorë/ Dega e PD-së kallëzim në Prokurori për shpërdorim detyre: Kemi fakte dhe prova! Të nisin hetimet dhe të vihen para drejtësisë përgjegjësit
7 Tetor, 12:43
-
Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara
7 Tetor, 12:17
-
Përmbytjet në Vlorë/ Prefekti: Administrata duhet shkundur, do mbajë përgjegjësi kush s'reagoi në kohë! Edhe KLSH nis auditin! PD kallëzon në Prokurori
7 Tetor, 10:56
-
Sarandë/ I kërkoi të largohej nga shtëpia, 42 vjeçari vret shokun që e strehoi 1 vit! E goditi me shishe qelqi në oborr! Dyshohet se ishte i dehur (EMRAT + FOTO)
6 Tetor, 20:46
-
Si u përmbyt Vlora? Pa investime e shkelje nga institucionet! Plehra e ndërtime pa leje në kanal! Hidrovori në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës, as 30% funksional (VIDEO)
6 Tetor, 17:02
-
Vlorë, vdes në maternitet foshnja 5-ditëshe, nën hetim doktoresha
6 Tetor, 10:35
-
Përmbytjet në Vlorë, Banorët për Report Tv: Shkak, kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë! Ku nuk bëmë kërkesa, s'erdhi njeri
6 Tetor, 10:03