Vlorë, 14 vjeçarit i gjejnë pistoletë me 130 fishekë, i mituri do të hetohet në gjendje të lirë

Vlorë-Ka dalë këtë të shtunë (14 dhjetor 2024) përpara togave të zeza 14-vjeçari që u kap me pistoletë dhe 300 fishekë. Gjykata e Vlorës vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Avokatja e 14-vjecarit Xhoana Hyka ka sqaruar se gjykata e ka marrë këtë vendim mbi bazën e ligjit për të mitur ku 14-vjecari konsiderohet në moshë të vogël për të mbajtur përgjegjësi penale.

“Sapo e përfunduam seancën gjyqësore për vlerësimin dhe masën e sigurisë për të miturin në konflikt me ligjin. Gjykata duke u bazuar edhe te kodi i drejtësisë për të mitur për sa i takon masës së sigurimit nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Derisa të dalë gjykata deri në një vendim përfundimtar po e vlerësojmë një vendim të drejtë në respektim të ligjit” tha Avokatja e të miturit Xhoana Hyka.

Babai i 14-vjeçarit pas përfundimit të seancës tha se falë bashkëpunimit me institucionet u hoq arma nga duart e te birit, qe mund te sillte dhe ngjarje kriminale.

“Jam tronditur nga historia me djalin tonë. Pavarësisht se ata e morën si lojë, mund të ndodhte një tragjedi. Falenderoj bashkëpunimit me shkollën dhe organet kompetente për këtë çështje. Prindërit të rrinë afër me fëmijët, të flasin me ta, dhe nëse kanë ndonjë dyshim të flasin me shkollën apo policinë”, tha babai i djalit të 14 vjeçarit.

14-vjecari, nxënës i shkollës “Rilindja” në Vlorë u arrestua dy ditë më parë, pasi i ati shprehu shqetësim në drejtorinë e shkollës për një video që kishte parë në Tik-Tok. Sipas tij, i biri shfaqej me shokët me pistoletë në dorë. Pas këtij denoncimi, policia ndërhyri menjëherë, duke gjetur pistoletën me 300 fishekë në një motocikletë para banesës. I mituri ka pretenduar se armën e ka gjetur në një godinë të braktisur, megjithëatë, kjo po hetohet nga prokuroria.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Buxheti 2025, Veliaj: Buxheti i solidaritetit në çdo etapë të jetës së qytetarëve të Tiranës

Buxheti 2025, Veliaj: Buxheti i solidaritetit në çdo etapë të jetës së qytetarëve të Tiranës