Vlorë/ 27-vjeçari telefonon policinë dhe bën denoncimin: Më qëlloi me pistoletë një person nga një makinë

Foto ilustruese

VLORË- Një 27-vjeçar ka telefonuar në polici duke bërë kallëzim se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij, por pa e lënduar. Referuar njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në lagjen Partizani.

Uniformat blu bëjnë me dije se po bëhet kqyrja e kamerave të sigurisë për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje apo kapjen e autorit të mundshëm.

"Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë  i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë  në drejtim të tij por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat  dhe vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet vendimi i ekspertëve që ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Rritja e rasteve me Covid-19, Bullgaria kthen shtetrrethimin