VLORË- Një 27-vjeçar ka telefonuar në polici duke bërë kallëzim se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij, por pa e lënduar. Referuar njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në lagjen Partizani.
Uniformat blu bëjnë me dije se po bëhet kqyrja e kamerave të sigurisë për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje apo kapjen e autorit të mundshëm.
"Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.6%
-
Jo
73.2%
-
Nuk e di
8.2%
Vota total: 1309
Lajme të tjera
-
Media italiane: Eksploroni destinacionet më të mira të pushimeve në Shqipëri
17 Prill, 09:20
-
VIDEO/ Vatër zjarri në Nartë të Vlorës
16 Prill, 21:19
-
Himarë, po ndërtonte pa leje në tokën e një shtetasi tjetër në Livadh, arrestohet 38-vjeçari
15 Prill, 12:02
-
Sarandë, qarkullonte me doza kanabisi dhe thikë në makinë, arrestohet në flagrancë polaku 46-vjeçar
15 Prill, 11:43
-
Vlorë, nis plazhi, në Pyllin e Sodës digjen goma, shtëllunga tymi mbulojnë qytetin
14 Prill, 15:07
-
Nis plazhi në Vlorë, operatorët turistikë ende s’janë gati: S'ka punëtorë në sektorin e hotelerisë! Mungesa edhe në Pogradec, shkak pagat e ulëta
13 Prill, 17:17
-
E kishte fshehur në emër të një firme ndërtimi, SPAK i sekuestron apartamentin në Lungomare të Vlorës Fatos Tushes, ish-kryebashkiak i Lushnjës
13 Prill, 12:52
-
I dënuar për prodhim narkotikësh, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë
11 Prill, 09:02
-
Sot Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë falin namazin në Vlorë e Sarandë
10 Prill, 08:18
-
Vlorë, sherr mes disa të rinjsh, tre në spital, 5 shoqërohen në Komisariat
9 Prill, 16:22
-
VIDEO/ Shkatërrohet klani shqiptar që trafikonte drogë nga Gjermania në Itali, 13 të arrestuar, 3 prej tyre kapen në Vlorë! Sekuestrohet dhe 26 kg kokainë
9 Prill, 08:53
-
Brenda qershorit hapet kalimi nga tuneli i Llogarasë, drejt përfundimit rruga që e lidh me Orikum-Dukat
8 Prill, 17:48