Vlorë/ Asgjësohen me groposje 2.1 ton mish pule me salmonelë të ardhur nga Polonia (VIDEO)

Vlorë- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  ka asgjësuar rreth 2.1 ton produkt mish pule të cilat u bllokuan më 12 dhjetor në qytetin e Vlorës, pasi rezultuan të ishin me salmonelë.

Sasia e mishit me ngarkesë të lartë mikrobilogjike është asgjësuar duke u groposur. Ngarkesa kishte ardhur nga Polonia. Sipas njoftimit të AKU-së mishi i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë salmonele.

/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po menaxhohet si duhet nga autoritet shtetërore situata e zjarreve në vend?

Komento

Komente

  • Peshku: 13/12/2019 16:59

    Po pse nuk i digjni ne furra gelqereje po i mbillni ne toke..apo qe te shtohet semundja.? Ju lumtë

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Zjarri në Karaburun, Administrata e Zonave të Mbrojtura paralajmëron: Rrezikon të përparojë në drejtim të zonave të banuara në Dukat Fushë! Banorët të jenë vigjilentë