Drogë në Vlorë/ Shpallen në kërkim 3 persona, arrestohet kryeplaku dhe inspektori i një fshati

Drogë në Vlorë/ Shpallen në kërkim 3 persona, arrestohet kryeplaku dhe inspektori i një fshati

Foto ilustruese

Policia ka shpallur në kërkim dy persona për veprën penale të "trafikimit të lëndëve narkotike" në fshatin Bolenë, Vlorë.

Në kërkim janë shpallur 77 vjeçari me iniciale Q.B., dhe 41 vjeçari me iniciale P. B., të dy banues në fshatin Bolenë të Vlorës, të cilë po kultivonin lëndë narkotike.

Ndërkohë që ka arrestuar edhe kryeplakun e fshatit Bolenë 69 vjeçari me iniciale D. M., si dhe inspektorin zonave të mbrojtura në fshatin Bolenë, 64 vjeçari me iniciale I. Gj.

Kontrollet kanë vijuar  dhe në territorin e  fshatit Vërmik, ku është evidentuar një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe janë asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Policia shpalli në kërkim 47 vjeçarin me iniciale K. Ll., banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë, me detyrë kryetar i fshatit Vërmik, Vlorë dhe u procedua në gjendje të lirë 55 vjeçari A. K., banues në fshatin Ramicë, Vlorë, inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatin Vërmik, Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk kanë kontrolluar territorin dhe nuk kanë dhënë informacion për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD