Vlorë/ Digjen dy automjete gjatë natës, dyshohet e qëllimishme, njëra mori flakë se ishte e parkuar aty pranë

VLORË- Dy automjete janë djegur gjatë natës në Vlorë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 në lagjen ‘10 korriku’.

Zjarrfikësit sëbashku me policinë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur të shuajnë flakët që kishin përfshirë makinën tip ‘Fiat 500’ me targa bullgare në pronësi të Fabjon Jahaj.

Flakët kanë përshkuar dhe një makinë tip ‘Mercedes’ e cila ka qenë parkuar pranë makinës tip ‘Fiat’. Nga këqyrja e vendngjarjes dyshohet se është zjarrëvënie e qëllimshme.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes duke marrë dhe kamerat e sigurisë në atë zonë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi