Vlorë, gjendet një gomone e braktisur në grykëderdhjen e Vjosës (VIDEO)

Një gomone eshte zbuluar sot 18 milje në brendësi nga grykëderdhja e Vjosës. Gomonia e gjetur dy ditë më parë sipas policisë, ishte e kamufluar në brendësi te shkurreve brenda gjireve të lumit Vjosë. Mjeti është zbuluar dy ditë më parë por nuk ishte bërë publike me qëllim arrestimin e poseduesve.

Gomonia ishte lënë në vendin e zbuluar ku dhe ruhej nga agjentë civilë në largësi të saj me qëllim kapjen e poseduesve që do të afroheshin të viheshin në pranga nga policia e Vlorës. Gomonia ishte e modifikuar me dy motorrë të fuqishëm dhe ka një gjatësi prej 12 metrash. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se mjeti i fuqishëm dyshohej se do të përdorej për trafik të lëndëve narkotike.   

 

 

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve