Vlorë/ Gjykata i dha kujdestarinë e fëmijëve ish- gruas, 45-vjeçari godet trupën gjykuese...arrestohet

Vlorë/ Gjykata i dha kujdestarinë e fëmijëve ish- gruas, 45-vjeçari godet trupën gjykuese...arrestohet

Foto ilustruese

VLORË- Vendimi i gjykatës për t'ia dhënë fëmijët ish- bashkëshortes së tij, ka irrituar 45-vjeçarin Elidon Isufi duke bërë që të godasë trupën gjykuese.

45-vjeçari ishte i pranishëm ditën e sotme në gjykatë për t'u njohur me vendimin për kujdestarinë e fëmijës, pas divorcit me ish- bashkëshorten e tij, por kur seanca nuk shkoi si ai e kishte menduar, Isufi goditi trupën gjykuese. Për këtë arsye ai është arrestuar nga uniformat blu.

"E. I., 45 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua pasi në sallën e gjyqit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka kryer veprime të dhunshme ndaj trupit gjykues", bëjnë me dije burime zyrtare të Shqiptarja.com.  

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon