Vlorë/ Bie aksidentalisht në det 60-vjeçarja, shpëtohet dhe transportohet në spital (VIDEO)

VLORË – Një 60-vjeçarja është ka rënë aksidentalisht në det mbrëmjen e sotme, pasi dyshohet se është rrëzuar nga bordura anësore, në shëtitoren e Lungomares. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, tek fushat sportive, ndërsa 60-vjeçarja e identifikuar me inicialet H. H., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

"Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, tek fushat sportive, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura anësore dhe ka rënë në det, shtetasja H. H., 60 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve"-lajmëron policia.

Kanë qenë kalimtarët të cilët kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë për ngjarjen.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Tre mjete përfshihen në një aksident në fshatin Kamenicë (VIDEO)

Korçë/ Tre mjete përfshihen në një aksident në fshatin Kamenicë (VIDEO)