Vlorë, i morën 'X6' dhe e plagosën
dy në pranga, autori në kërkim

Vlorë, i morën 'X6' dhe e plagosën<br />dy në pranga, autori në kërkim
Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e djeshme ku mbeti i plagosur Florjan Meçe, duke arrestuar dy persona, ndërsa autori është shpallur në kërkim.
 
Sipas policisë, Florjan Meçe i dënuar më parë për vrasje është grabitur  nga Klejvis Gjahtari në bashkëpunim me Olgert Shehun.
 
Gjahtari dhe Shehu dje në lagjen "Ujë i ftohtë" kanë vjedhur me dhunë Florjan Meçen duke i marrë këtij të fundit automjetin e llojit "BMV-X6" me targë AA333MK, portofolin me një sasi parash prej 500 euro, disa bizhuteri personale që dispononte me vete si dhe aparatin celular.
 
Rreth 1 orë më vonë pas konfliktit për arsyet e mësipërme, në një rrugicë të lagjes "Pavarësia" Klejvis Gjahtari ka plagosur me armë zjarri Meçen, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
 
Pas ngjarjes janë arrestuar Olgert Shehu për vjedhje me dhunë dhe mos kallëzim krimi dhe Hajri Xhaferi për mos kallëzim krimi.
 
Ndërsa Klejvis Gjahtari është shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja me dashje, mbetur në tentativë", "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve", "Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim".
 
Klejvis Gjahtari ishte në kërkim nga policia, pasi ishte arratisur nga burgu në 2012.
 
Policia ka bllokuar dhe sekuestruar 2 automjete të gjetura rreth 500 m larg vendit të ngjarjes, një "Benz-Mercedes" me targë AA985NV të autorëve dhe  "BMV-X6" me targë AA333MK, të Florjan Meçes, e cila u grabit nga Klejvis Gjahtari me Olgert Shehun.
 
Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gëzhoja nga plagosja e Florjan Meçes.

Shpesh herë emri i Klejvis Gjahtarit është lakuar kur ka pasur ngjarje në lagjen 'Pavarësia' ku dhe ai është banor në këtë lagje.
 
Një nga ngjarjet që bëri bujë është dhe ajo e kërcënimit të gjyqtarit në sallën e gjyqit, ish-kryetarit të gjykatës së shkallës së parë në Vlorë Artur Malaj, ku Klevis Gjahatari ishte i akuzuar për disa vepra penale, si armëmbajtje pa leje, lëndë plasëse e llojit tritol, si dhe lënë narkotike.
 
Klejvis Gjahtari njihet në Vlorë si person i rrezikshëm, pasi para se të arrestohej dhe të dënohej nga gjykata e Vlorës për vepra të armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve plasëse, lëvizte i armatosur dhe shpesh herë ka qenë objekt sherri në lagjen 'Pavarësia'.
 
Një plagosje ka ndodhur para gjashtë vitesh në një apartament ku Gjahatari kishte me qira në afërsi të shtëpisë së tij.
 
Sipas policisë kjo ngjarje kishte ndodhur brenda ambienteve të apartamentit të marrë me qira, po që i plagosur ishte vetë Klevis Gjahatari.

vlore grabitet x6
X6 që u grabit

vlore grabitet x6
Makina autoreve

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit